Nëse do të dalë më në fund një vaksinë e sigurt dhe efektive kundër COVID-19, sëmundja që po merr mijëra jetë në të gjithë botën, kush do të jetë i pari që do ta përfitojë atë?
Epo, me siguri, do të jenë njerëzit e vendit ku është prodhuar vaksina.
Rreth një duzinë vaksinash janë aktualisht në faza të ndryshme të testimit në të gjithë botën, përfshirë në Britani, Rusi, Kinë dhe ShBA.
Këtë javë, Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, tha se është optimist se do të ketë një vaksinë kundër COVID- 19 deri në fund të vitit ose në fillim të vitit 2021.
Disa vende të pasura kanë porositur miliona doza të vaksinave eksperimentale deri tani.
Britania dhe SHBA’të, për shembull, kanë investuar në një lloj vaksine që po testohet nga Universiteti i Oksfordit dhe prodhohet nga AstraZeneca.
Nëse funksionon, politikanët amerikanë kanë thënë që edhe britanikët do të vaksinohen me të.
SHBA’të presin të fillojë grumbullimi i saj në vjeshtë, por, po ashtu, kanë investuar edhe në alternativa të tjera vaksinash.
Grupet që përfshijnë tipin e vaksinave GAVI po punojnë gjithashtu që edhe vendet e varfra të blejnë doza vaksinash, dhe AstraZeneca ka pranuar të licencojë vaksinën e saj pranë Institutit “Serum” në Indi për prodhimin e 1 miliardë dozave.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) po harton udhëzime për shpërndarjen etike të vaksinave COVID-19.
Por mënyra se si shpërndahen vaksinat brenda një vendi, do të ndryshojnë. Javën e kaluar, zyrtarët e SHBA-ve thanë që po krijojnë një sistem nivelesh për këtë. Sistemi, ka të ngjarë të përcaktojë përparësitë e grupeve në rrezik më të madh nga COVID-19, por edhe punonjësit e vijës së parë. Më tej, vaksina do të shpërndahet edhe për grupet e tjera.