×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari: Dialogu – lojë pingpongu në mes të SHBA-së e BE-së

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Deputetja Mimoza Kusari ka deklaruar sot se dialogu Kosovë-Serbi po mbahet në një kohë të papërshtatshme e është shndërruar në lojë pingpongu joserioze e absurde në mes të SHBA’së e BE’së, raporton Gazeta Express.

    Ajo ka thënë se në secili zhvillim që ndodh në SHBA është në kuadër të fushatës presidenciale.

    “I deleguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Grenell, është aktivisht dhe intenzivisht i përfshirë në fushatën zgjedhore të Presidentit Trump, andaj çfarëdo përmbajtje/përfundim i takimit të 4 Shtatorit në Shtëpinë e Bardhë do të jetë domosdo subjekt i kësaj fushate.

    Klasa politike kosovare duhet të ketë minimumin e pjekurisë politike ta ndalë këtë proces para se të bëhet subjekt i favorizimit të njërit apo tjetrit kamp zgjedhor në SHBA. Paqartësia me rezultatin zgjedhor në SHBA është e madhe, por dyfish më i madh është skepticizmi për çfarëdo rezultati të takimit Kosovë – Serbi”, ka thënë ajo.

    Kusari thotë se edhe qasja e BE’së karshi dialogut është joserioze e pa asnjë premtim për palët në dialog.

    “BE-ja duhet ta ketë të qartë se aktivizimi i saj në caktimin e takimeve në Bruksel për herë të dytë me radhë pak ditë pas caktimit të takimit në Washington DC, tregon mungesën e iniciativës dhe një plani koherent të Brukselit në raport me dialogun”, thotë deputetja./GazetaExpress/

    Statusi i plotë:

    Rruga qorre e dialogut Kosovë-Serbi

    Dialogu Kosovë-Serbi, përveç se në kohë të papërshtatshme, tashmë është shëndrruar në lojë pingpongu terësisht joserioze dhe absurde në mes të SHBA/ve dhe BE-së.

    Në SHBA kandidatët e dy taboreve politike sapo pranuan nominimet zyrtare nga partitë e tyre për zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit, Presidenti aktual Donald Trump nga Partia Republikane dhe Zv/Presidenti Joe Biden nga Partia Demokratike. Tanimë zyrtarisht secili zhvillim politik në SHBA është fushatë presidenciale.

    I deleguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Grenell, është aktivisht dhe intenzivisht i përfshirë në fushatën zgjedhore të Presidentit Trump, andaj çfarëdo përmbajtje/përfundim i takimit të 4 Shtatorit në Shtëpinë e Bardhë do të jetë domosdo subjekt i kësaj fushate.
    Klasa politike kosovare duhet të ketë minimumin e pjekurisë politike ta ndalë këtë proces para se të bëhet subjekt i favorizimit të njërit apo tjetrit kamp zgjedhor në SHBA.
    Paqartësia me rezultatin zgjedhor në SHBA është e madhe, por dyfish më i madh është skepticizmi për çfarëdo rezultati të takimit Kosovë – Serbi.

    Anash takimit në Washington, qasja e BE-së rreth dialogut tashmë është tërësisht jo serioze, pa asnjë mundësi/premtim për palët në dialog, në veçanti me pamundësinë e garantimit të liberalizimit të vizave për kosovarët por megjithatë me përpjekje të dëshpëruar për të qenë në karriken e vozitësit të procesit të dialogut.
    BE-ja duhet ta ketë të qartë se aktivizimi i saj në caktimin e takimeve në Bruksel për herë të dytë me radhë pak ditë pas caktimit të takimit në Washington DC, tregon mungesën e iniciativës dhe një plani koherent të Brukselit në raport me dialogun.

    Por ku qëndron pala kosovare në këtë mes? Pala kosovare në këtë rrethanë mund të krahasohet me fëmiun në thënien: shumë kujdestarë bëjnë fëmiun e lodhët, ose shumë kuzhinierë e prishin gjellën.
    ‘Fëmiu’ apo ‘gjella’ Kosovë tashmë vetëm është ‘i lodhtë’ dhe ‘i prishur’. Partitë në pushtet në Kosovë e kanë humbur fokusin në tërësi. Këtyre ditëve iu ka ka humbur orientimi partnerëve të koalicionit dhe udhëheqësve institucionalë të Kosovës të cilët pa empati për situatën me të cilën po përballet populli kanë dëshmuar se ngarendja pas pushtetit dhe posteve dhe qëndrimi aty është qëllimi i tyre i vetëm.

    Kosova po e humb betejën për një shëndet publik më të mirë. Jemi në rënie të lirë me degradimin ekonomik dhe ruajtjen e vendeve të punës, ndërsa mbarëvajtja e jetës dhe përgjegjësive institucionale është më keq se kurdoherë më parë.

    Kosova ka nevojë për ri-legjitimim të gjithë akterëve të saj dhe radhitje të prioriteteve sipas rëndësisë dhe interesit të qytetarëve përndryshe do të mbetemi gazi i botës dhe fëmiu i lodhur i Evropës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.