×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kurtit i jepet ultimatum për Ligjin për Paga, kjo është përgjigjja e Qeverisë

    FrontOnline
    13 Nëntor 2021

    Sindikata e Shërbyesve Civil, atyre të Arsimit e Shëndetësisë në Kosovë, po kërkojnë që sa ma parë të miratohet Ligji për Paga, në të kundërtën Qeveria e Kosovës, nga janari i vitit të ardhshëm do të përballet me veprime sindikale.

    Përveç miratimit, ata po kërkojnë që Qeveria t’i merr parasysh edhe vërejtjet që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese për këtë ligj.

    Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil, Mursel Zymberi, për FrontOnline tha se Qeveria e Kosovës e ka obligim miratimin e këtij ligji dhe duhet t’i merr për bazë kërkesat e sindikatave dhe vërejtjet e Gjykatës Kushtuese.

    “Qeveria e ka obligim të del tani me miratimin e këtij ligji. Ne ndaj Qeverisë kemi këtë kërkesë, aprovimin e Ligjit për Paga mbi bazën e vërejtjeve që kemi bërë ne dhe Gjykata Kushtetuese”, tha ai për Front Online.

    E një gjë të tillë e ka kërkuar edhe sindikata e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë.

    Në njoftimin e SBASHK-ut thuhet se kjo sindikatë ka kërkuar që Qeveria të punojë për përmirësimin e lëshimeve dhe në takime me sindikatat të përgatisë sa më shpejt këtë Ligj për t’a proceduar në Parlamentin e Kosovës.

    Ndërsa në protestën e sindikatës së Shëndetësisë, kryetari i kësaj sindikate Blerim Syla, ka thënë se karshi politikave të gabuara, karshi punëtorëve shëndetësor vetëm këtë vit mbi 120 punëtorë shëndetësor kanë ikur nga Kosova.

    Kryeziu: Me Ligjin për Paga do t’i zgjidhim problemet në afat të gjatë

    E lidhur me këtë ligj, për FrontOnline, kanë folur edhe nga Qeveria e Kosovës.

    Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se janë duke punuar në Projektligjin për Paga .

    “Grupi punues aktualisht është duke punuar në Projektligjin për Paga, i cili pasi të hartohet do të dërgohet për konsultime paraprake dhe konsultime publike. Qeveria synon përgatitjen e një serie të dëgjimeve publike, me qëllim që ky ligj të hartohet në mënyrë  të duhur dhe të zgjidhë problemet në term afatgjatë”, ka thënë Kryeziu.

    Kryesindikalisti i Shërbyesve Civil: Do të ketë veprime sindikale nëse ndryshohet Projektligji për Shërbyesit Civil

    E përveç kërkesës për miratimin e Projektligjit për Paga, Sindikata e shërbyesve Civil të Kosovës, ka edhe një kërkesë për Qeverinë “Kurti”.

    Ata po kërkojnë që të mos bëhet ndryshimi i Projektligjit për Shërbyesit Civil, konkretisht neni 41 për përzgjedhjen dhe mandatin e  shërbyesve civil të cilët kanë qenë në pozitën e drejtorëve apo udhëheqësve.

    Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil, Mursel Zymberi, tha se ndryshimi i këtij neni po shihet si një formë e kapjes së shteti nga Qeveria e Kosovës.

    “Të gjithë ne e shohim këtë çështje në formë të kapjes së shtetit sepse politizimi i pozitave të shërbyesve civil përmes mandateve të caktuar sikurse Qeveria po mendon se do të jetë edhe për 50 vjet në Qeveri dhe vetëm ato Qeveri që mendojnë se janë monarki mund ta mendojnë një gjë të tillë politizimi i shërbimit civil është skajshmërish i dëmshëm për shërbimin civil dhe shtetin në përgjithësi”, tha ai për Front Online.

    Zymberi tha se me ndryshimin e këtij neni asnjë zyrtarë nuk do të aplikon për pozitat udhëheqëse pasi që pas katër viteve do të mbetet pa punë dhe në këtë mënyrë i hapet rrugë emërimeve politike.

    “Qeveria e ka shpikur nenin 41 për zyrtarët publik dhe po dëshiron që shërbyesit civil të nivelit të ulët dhe të mesëm t’i emëron si shërbyes civil me mandat në atë mënyrë që ai mundet edhe t’i përzgjedh njerëzit. Asnjë nga profesionistët e vërtetë nuk e merr kurajën të kandidoj  në pozita të tilla për faktin se pas 4 viteve ai mundet me mbetet pa punë. Kështu, profesionistët mund të mbetën anash dhe të dalin në krye të institucioneve njerëz që janë të afër me politikën”, u shpreh Zymberi.

    Ai ka treguar se nga dita e hënë do t’i bëjnë kërkesë Qeverisë së Kosovë që ta vazhdon dialogun me sindikatën dhe të mos e aprovon nenin 41 në Projektligjin e ri, në të kundërtën do të ballafaqohen me veprime sindikale, greva e protesta./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Meteorologu Mendim Rugova ka ofruar parashikimin e motit për ditët në vazhdim, duke thënë se do të mbeten kushte të motit të...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ndalimit të Nol Nushit, Sekretarit të Përgjithshëm të PSD-së, nga policia në kufirin Kosovë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur,...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij në Komunën e Klinës, u mirëprit nga një...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm për mbylljen e strukturave paralele serbe. Në reagimin...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica pas tubimit të kësaj partie në Viti ka shkruar për përkrahjen që kanë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, e ka konfirmuar në rrjetin social “Truth Social”, se është arritur një marrëveshje mes Izraelit...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka njoftuar se bashkë me partiakë, kanë bërë ndezjen e qirinjve para lapidarit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.