×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Ramës i kërkova takim në kohën e pandemisë, nuk mora kurrë përgjigje

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, Tirana zyrtare ka heshtur. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i pyetur për këtë çështje tha se nuk mund komentonte para se Tirana të thyente heshtjen.

    “Nuk kanë heshtur të gjithë. A nuk duhej të pyesni ata pse kanë heshtur? Thyeja njëherë atyre heshtjen dhe pastaj po flas për atë që ata thonë. Le të flasin njëherë ata, jemi dy shtete të një kombi apo jo?”, deklaroi Kurti gjatë intervistës në ‘Ilva Now’.
    Kryeministri i Kosovës tha se në një letër dërguar homologut të tij të Shqipërisë, kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e një takimi të përbashkët në kohën e pandemisë, tha se nuk kishte marrë kurrë ndonjë përgjigje.

    Lideri i VV-së tha se për këtë takim i ka shkruar vetëm z. Rama dhe asnjë zyrtari tjetër madje për një takim të mundshëm kishte vënë në dijeni dhe Kryetaren e Kuvendit në Kosovë, Vjosa Osmani si dhe Presidentin Hashim Thaçi.“Gjatë pandemisë ministritë e Shëndetësisë kanë komunikuar dhe kanë shkëmbyer përvoja dhe materiale. Diku nga mesi i muajit mars i kam shkruar kryeministrit Rama dhe i kam thënë që duke qenë se nuk po mund ta bëjmë dot takimin e dy qeverive, i kam thënë që të mbajmë një takim Rama-Meta-Ruçi dhe unë, Osmani dhe Thaçi. Për të diskutuar për pandeminë, por nuk mora përgjigje asnjëherë për këtë gjë’, deklaroi Kurti.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.