Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar sot se vendimet e Qeverisë që ai kishte udhëhequr gjatë kohës sa ishte në krye të ekzekutivit po sfidohen nga Qeveria në krye me Avdullah Hotin.
Kurti në Facebook ka shkruar se Republika e Kosovës gjendet në pozicionin e saj më të dobët ndërkombëtar që nga shpallja e pavarësisë, e sic thotë ai këto vendime e veprime të parregullta vetëm sa po e rëndojnë situatën duke cenuar potencialin e MPJD-së dhe të shërbimit të jashtëm të Republikës.
“Ne parashihnim auditimin e gradave diplomatike, ndërsa qeveria koti në koordinim me presidentin po shpërblen vëllezërit e ministrave me grada të amabsadorëve; përderisa ne po realizonim një proces profesional të rotacionit diplomatik, qeveria koti tejzgjatë mandatet e fëmijëve të ministrave dhe të figurave të PDK-së; ne ishim duke vendosur rregull përbrenda ministrisë, qeveria koti me transfere e rrokada sjell njerëz partiak e pa përvojë diplomatike në pozita të larta përbrenda MPJD-së; ne po krijonim hapësirë për diplomatët e karrierës, tash qeveria koti po kthen në shërbim konsuj të paligjshëm partiak”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/916516752181543