×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Ja pse e ftova Thaçin në debat televiziv

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se oferta e tij për debat me presidentin, Hashim Thaçi, u prezantua me qëllim për të ulur tensionet.

    Kurti, në emisionin Opinion në TV Klan, u shpreh se thirrja e Thaçit për t’i shkuar në shtëpi, “ishte kërcënim publik”.

    “Bëhet fjalë për një lloj kërcënimi publik që na bëri presidenti neve. Presidenti na bëri ftesë mua dhe ministrit të Punëve të Brendshme që të shkonim tek shtëpia e tij. Kështu që, unë e bëra këtë ofertë [për debat] që ta nxirrja këtë çështje nga llagëmi për ta trajtuar në një studio televizive”, tha Kurti në Opinion.

    Kryeministri në detyrë, përmes një postimi në Facebook javën e kaluar, tha se Thaçi është shembulli më i keq për qytetarët. Po ashtu, Kurti e sfidoi Thaçin edhe për një debat televiziv.

    Thaçi më herët e kishte akuzuar VV-në duke e quajtur organizatë kriminale, meqë Qeveria në detyrë kishte folur për dyshimet se presidenti ka ndihmuar Behgjet Pacollin të futej kundërligjshëm në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.