×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e Osmani tregojnë së çfarë biseduan me liderët e partive politike

    FrontOnline
    19 Mars 2021

    Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente,  Vjosa Osmani, kanë përfunduar takimet me partitë poltike për formimin e institucioneve të vendit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Pas takimeve ata përmes një komunikate të përbashkët për media, kanë treguar se për cfarë kanë biseduar dhe cilat kanë qenë kërkesat e partive poltike.

    Komunikata e plotë:

    Kandidati për kryeministër të Kosovës, z.Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, znj. Vjosa Osmani, përfunduan takimet konsultative me subjektet politike

    Kandidati për kryeministër të Kosovës, z.Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, znj. Vjosa Osmani, sot kanë përfunduar ciklin e takimeve me subjektet politike që kanë fituar ulëse në Legjislaturën VIII të Kuvendit të Kosovës.

    Takimet kanë nisur të në fillim të javës me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike: PDK, LDK, AAK, KDTP, NDS, IRDK, VAKAT, PAI, SDU, LPRK, Lista Serbe, JGP dhe Romani Iniciativa.

    Me të gjitha palët, takimet janë zhvilluar në frymë konstruktive. Përgjatë këtyre takimeve, z.Kurti dhe zonja Osmani i kanë informuar subjektet politike për përgatitjet dhe ecurinë e krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Në këtë kontekst, të dy kandidatët u kanë ofruar subjekteve politike bashkëpunim për çështje të interesit nacional.

    Ata kanë kërkuar konstruktivitet të subjekteve politike deri në përmbylljen e procesit nëpërmjet prezencës në të tri seancat e zgjedhjes në të tri institucionet kryesore të shteti.

    Në përmbyllje të takimeve, z.Kurti dhe znj.Osmani kanë shfaqur optimizmin që ky proces të përmbyllet me sukses dhe në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

     

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) që mund të ndërpritet bashkëpunimi i tyre me Policin e Kosovës, si shkak i...
    Lajme14 Shtator 2024
    Dita Botërore e Ndihmës së Parë kremtohet rregullisht të shtunën e dytë të muajit shtator. Ajo është një fushatë vjetore që promovon...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të premten se është e kënaqur me punën e dy kompanive...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku fillimisht gjatë orëve të para të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët e Pollatës dhe Grabanicës, të cilët ranë 34 vjet më herët. Kurti tha se...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pavarësisht se Kosova ende nuk e ka të obliguar shërbimin ushtarak, të rinjtë kosovarë janë shprehur të gatshëm që në rast se...
    Lajme13 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas konferencës që mbajti presidenti serb Aleksander Vuçiq nga ku prezantoi disa “masa” për Kosovën....
    Vip13 Shtator 2024
    Pas propozimit për martesë, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Mbrëmjen e sotme artisja ka ndarë foto dhe...
    Lajme13 Shtator 2024
    Sot në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.