
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Syri.tv foli në lidhje me një koalicion të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, raporton Front Online.
Kurti tha se nuk do të kenë koalicion nëse LDK vazhdon me qëndrime si tani.
“Derisa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa shkopin e tij, më shumë se për të ecur, e përdorë për ta goditur Vjosa Osmanin, nuk mund të kemi koalicion”, u shpreh Kurti.
Kurti: Thaçi do një kryeministër tjetër që të kthehet te projekti për copëtimin e Kosovës