
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot do të mbajë një konferencë për media në oborrin e Qeverisë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit, derisa konferenca do të mbahet në ora 12:30.
Së bashku me Kurtin në konferencë do të flasin shefi i zyrës së UNICEF, Murat Sahin si dhe zëvendëministri në detyrë i Arsimit nga radhët e LDK’së, Xhavit Rexhaj.
“Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, do të mbajnë konferencë për medie”, shkruhet në komunikatë.