×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kurs i ri konfrontimi në marrëdhënien Kinë-ShBA

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Një kurs i ri konfrontimi në marrëdhënien Kinë-Shba është paralajmëruar nga politologu i njohur Deng Yuwen. Mes dy superfuqive ka prej vitesh fërkime, por deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm amerikan, Pompeo për grindjen territoriale në Detin Jugor Kinez e ngre debatin në një nivel të ri.

    SHBA ka rritur presionin ndaj Kinës për shkak të politikës në Hong-Kong dhe grindjes në Detin Jugor Kinez. Përgjigja e Pekinit është e gatshme, shkruan politologu Deng Yuëen, i cili analizon marrëdhënien mes dy supefuqive botërore. Mes SHBA dhe Kinës ka prej vitesh fërkime, por deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo për grindjen territoriale në Detin Jugor Kinez e ngre debatin në një nivel të ri.

    Katër vite pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Hagë, që i deklaroi pretendimet e Kinës në Detin Jugor për jo legjitime, kërkesat e Pekinit i përcaktoi si ilegale edhe qeveria amerikane. Bota nuk do t’ia lejojë Pekinit të trajtojë Detin Jugor Kinez si zonën e saj detare”, tha Pompeo.

    Ky pohim nga SHBA nuk është kërcënim bosh. Luftanijet amerikane patrullojnë rregullisht në ujërat e kontestuara, edhe me mbështetjen e vendimit të arbitrazhit. Kina dhe SHBA janë armatosur, jo vetëm në kuptimin material, por edhe në drejtim të vullnetit për përplasje. Deklarata e luftës ndodhet mes rreshtave.

    Sheshi i vërtetë i ndeshjes mbetet Lindja e Afërt. Pekini dhe Teherani, kanë nënshkruar një partneritet të gjerë afatgjatë. Në 25 vitet e ardhshme, regjimi komunist do të investojë një duzinë miliardash në Iran. Si shpërblim, Kina merr naftën iraniane.

    Si tregu më i madh i konsumit në botë, SHBA qëndrojnë në një pozicion më të fortë në tregtinë botërore. Por Pekini nuk shqetësohet. Qeveria kineze, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të SHBA në korrik 2020 është kredidhënësi më i madh i SHBA me 1,2 bilionë dollarë. Nëse SHBA e përjashtojnë Kinën dhe Hongkongun nga sistemi financiar me dollarin, ky do të ishte një dëm i madh për vetë SHBA.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.