Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi nuk i ka shpëtuar disa pyetjeve ngacmuese rreth partisë së saj në një intervistë nga CoolNFresh.
Kur fol Albin Kurti në mbledhje të partisë, a thoni secili “po”, apo të gjithë një zëri “pooo” – ishte pyetja drejtuar deputetes Adriana Matoshi. Deputetja pasi qeshi me pyetjen e bërë, tha se lideri i partisë është shumë i përgatitur, prandaj pajtohen me atë se çka ai deklaron.
“Albini është person i përgatitur, që nuk ki nevojë me thanë jo nuk është ashtu. Nuk ki nevojë as me thanë po, se e dëgjon edhe e kupton se ashtu është”, deklaroi deputetja.
Matoshi u pyet në shaka edhe për rezultatin e parisë së saj në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2021, por edhe për tema tjera.