×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të largohet i nxehti afrikan që solli erëra të forta në Kosovë? Flet Sylë Tahirsylaj

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Tash e dy ditë Kosova është duke u përball me të nxehtin afrikan, ku temperaturat kanë arritur deri në 30 gradë, me ç’rast ky i nxehtë ka shkaktuar erërat e forta dhe një sasi të pluhurit.

    Profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj në një prononcim për Gazetën Insajderi ka treguar prejardhjen e këtij nxehti dhe origjinën e këtij pluhurit, fenomen ky që në Kosovë kishte ndodhur në vitin 1954.

    Tahirsylaj thotë se kjo sasi e pluhurit dhe ngritja e temperaturave kanë bërë të ketë një shpejtësi të madhe të erës e që në vend shkaktoi edhe shumë dëme infrastrukturore.

    “Vendi ynë do të vazhdojë të jetë, nën ndikimin e masave ajrore nga jug/lindje, përkatësisht nga Afrika Veriore, këto masa e kanë shkaktuar problemin në Kosovë, në radhë të parë sasia e pluhurit që ka ardh nga Afrika në vitin 1954 sipas të dhënave të Institutit Hidrometerologjik të Kosovës ka qenë bora e kuqe, domethënë ato masa kanë depërtuar dhe po ashtu është përsërit ky fenomen, që kemi pas një sasi të pluhurit dhe ngritjen e temperaturave mbi vlerat mesatare për këtë sezonë por njëkohësisht shpejtësia e erës ka qenë e madhe ku ka shkaktuar një dëm të madh në infrastrukturën e Kosovës”, ka thënë Tahirsylaj.

    Sipas profesorit, Tahirsylaj, i nxehti afrikan do të tejkalohet ku ka theksuar se gjatë javë do të ketë edhe reshje shiu me ç’rast do të ketë edhe rritje të nivelit të liqeneve akumuluese në vend.

    “Kjo gjendje është e tejkalueshme dhe faktikisht javën që vjen do të ketë edhe reshje shiu edhe duke filluar nga dita e hënë, e martë dhe e mërkure, por ka mundësi edhe nesër pasdite por me siguri do të ndodh në ditët në vijmë që këto janë reshjet më të mëdhaja që e kanë efektin pozitiv për krijimin e kushteve domethanë të zhvillimit të kulturave bujqësore dhe këto janë shumë, shumë të rëndësishme do të rrit edhe nivelin e liqeneve akumulues për nevojat e popullatës”, ka thënë Tahirsylaj.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.