Bekim Kupina, këshilltari i kryeparlamentares, ka thënë se deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj e ka fyer dhe kërcënuar kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani.
Ai e ka kritikuar ashpër sjelljen e tij, derisa ka thënë se Kuvendi s’duhet të ketë brenda njerëz “me gjuhë rrugaçi”.
Postimi i plotë i Bekim Kupinës në Facebook:
Për mungesë të mendimit politik, deputeti përdorë fyerje e kërcënim ndaj kryetares së Kuvendit,
Vjosa R. Osmani
. Kjo Shtëpi e Ligjeve ka hata që mbanë brenda tipa si ky person me gjuhë rrugaçi! S’mund të imagjinohet që ky mund të japë kontribut për ligjet, të cilat synojnë ta bëjnë një shoqëri më të mirë! Distancim social meriton ky tip, sepse gjuha e kontaminuar e tij është më e rrezikshme se çfarëdo virusi!
#MeVjosën!