×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kujt do t’i konfiskohet pasuria sipas projektligjit të Albin Kurtit dhe a rrezikon të mos zbatohet?

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme u miratua të martën nga Qeveria.

    Kjo ia ka hapur rrugën Ministrisë së Drejtësisë që të nisë hartimin e ligjit antimafia.

    Me të, siç shihet në draftin afro 100 faqesh që ka siguruar Front Online është paraparë t`u konfiskohet pasuria të gjithë atyre që pasluftës kanë pasuri mbi 5 mijë euro dhe që nuk mund ta dëshmojnë origjinën e saj.

    Duke filluar nga Presidenca, Qeveria e Kuvendi, për të vazhduar pastaj në institucionet tjera me peshë, Doganë, ATK, Polici, FSK e AKI.

    “Ky proces do të përfshijë si pasurinë që nuk është deklaruar fare, ashtu edhe pasurinë që është deklaruar por nuk korrespondon me të ardhurat legjitime. Kjo diskrepancë duhet të ketë vlerë jo më të vogël se 5.000 Euro në mënyrë që të përdoret si indikatorë për inicimin e procedurës së konfiskimit civil”, thuhet ndër tjerash në këtë koncept-dokument.

    Shpëtim nga ky ligj s`kanë as kryeshefat e ndërmarrjeve publike, drejtorët e departamenteve dhe as rektorët e universiteteve. E të ekspozuar ndaj tij janë edhe figurat e tjera me peshë politike.

    Por, a druhen nga kjo nismë e Qeverisë Kurti, Xhavit Haliti dhe Bekë Berisha, dy deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    “Po çka ka m`u tut more unë (qeshë)”, u shpreh shkurt Haliti për Front Online.

    “Prej cilit ligjit bre?”, pyet Bekë Berisha.

    Gazetari i përgjigjet: Atij për konfiskimin e pasurisë.

    “Jo bre nuk kemi hiç frikë prej asnjë ligji. Po çfarë frike”, ia kthen deputeti Berisha gazetarit të Front Online.

    Konfiskimi është planifikuar të bëhet pa e pritur fare aktgjykimin dënues.

    Kjo është e papranueshme për njohësin e fushës së drejtësisë, Gzim Shala.

    Ai thotë se Republika e Kosovës nuk është e gatshme për të aplikuar një sistem të tillë.

    “Aspekti i parë është se përderisa Kosova ka dështuar në konfiskimin e pasurisë përmes dy (2) sistemeve, atij tradicional dhe të avancuar, edhe sistemi i tretë (3) rrezikon ta ketë fatin e njëjtë. Arsyeja e dytë është se sistemi kosovar i drejtësisë konsiderohet si i kapur dhe lehtë i ndikueshëm nga politika. I njëjti sistem do të zbatojë edhe sistemin e konfiskimit të pajustifikuar. Për këtë arsye, përderisa Kosova nuk e kalon një sistem të vettingut, sistemit kosovar të drejtësisë nuk mund t`i ipen edhe më shumë kompetenca”, theksoi Shala i IKD-së për Front Online.

    Ligjin antimafia, legjislatura e 8-të e Kuvendit, pritet ta miratojë gjatë këtij viti.

    Për diçka të tillë kryeministri Kurti ishte zotuar kaherë.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.