
Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur për arsyet e rikthimit të tij në jetën politike konkretisht nisjen e rrugëtimit si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Kuçi në Zonën Zgjedhore tha se deri tani ishte i angazhuar në PDK por vetëm si vrojtues politik kurse tani projekti i liderit të këtij subjekti për qeverinë e ardhshme, e shtyu atë t’i futej garës për deputet.
”Unë kam qenë i ekspozuar përballë mediave, përndryshe ka qenë vendim i PDK-së. Jam krenar për atë pjesë të jetës. Ka qenë pjesa më dinamike jo vetëm e imja dhe e PDK-së por dhe e zhvillimeve politike të Kosovës”.
”Kanë qenë tri momente që jam aktivizu se unë po e quaj prej një aktivi në politik kalova në një vrojtues aktiv të politikës. Sikur qe e thotë Platoni ”Jam qenie politike si çdo njeri tjetër”, nuk kam qenë as i interesuar ndonëse kam bërë aktivitet brenda partisë, por kam qenë i eksponuar nga mediat. Nuk do të jem ai i para 10 vjetëve sepse as vet Kosova nuk është e tillë. Kanë qenë disa momente që kam menduar që disa zhvillime që presin Kosovën, përmbylljen e dialogut me Serbinë dhe disa çështje të tjera që ka të bëjë me demokratizimin e vendit – europianizimi i Kosovës ka nevojë për eksperiencën time”.
”Ka qenë një moment kur PDK po bënë reforma rrënjësore për të mos thënë po bënë transformim bukur të dukshëm. Edhe kandidimi i Kadri Veselit që të jetë kandidat për kryeministër dhe secili prej nesh do të jap kapacitetet e tij. Jo vetëm kandidimi i Kadri Veselit por edhe projekti për qeverinë e ardhshme të Kosovës ka qenë një nga shtytësve që të jem pjesë e këtij procesi . Unë do të jem kësaj radhe ai që do ta ruaj interesin e qytetarëve të Kosovës”./Front Online/