Në sallën gjyqësore edhe njëherë tjetër do vendoset për Procesin e Noterisë. Kjo pasi që Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim këtë proces. Derisa ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka kritikuar këtë vendim të Apelit, për këtë lëndë është përcaktuar edhe një gjyqtar i ri. Ish Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar ashpër vendimin e Gjykatës së Apelit
Vendimi i saj i pare si ministre e Drejtësisë ishte kthimi në piken zero të procesit të noterisë.
Por, ndaj vendimit të Albulena Haxhiut, palët e interesit inicuan padi në formë të konfliktit administrativ në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Kjo gjykatë nuk kishte gjetur ndonjë shkelje tek vendimi i Ministrisë së Drejtësisë.
Por, pas ankesave në shkallën e dytë, Gjykata e Apelit ka kthyer çështjen në rigjykim.
Apeli gjithashtu ka kërkuar edhe ndërrim të gjyqtarit, me arsyetimin se i njëjti ka bërë shkelje procedurale.
Kjo ka ngjallur mjaft dyshime tek ajo që mori vendimin për anulimin e këtij procesi.
Madje Albulena Haxhiu beson se politika ka gisht në gjithë këtë situatë të krijuar.
E krejt kjo po shihet si mungesë guximi apo dembeli të Apelit, nga Instituti i Kosovës Për Drejtësi.
Ndërkohë nga Ministria e Drejtësisë, e udhëhequr tash nga Selim Selimi, kanë thënë se nuk do ndërmarrin asnjë hap që ka të bëjë me noterinë, deri në vendimin final të Gjykatës. GazetaExpress.

Të tjera
-
12:19 | 10 Gusht 2022
-
12:09 | 10 Gusht 2022
-
12:00 | 10 Gusht 2022
-
11:59 | 10 Gusht 2022
-
11:57 | 10 Gusht 2022
-
11:56 | 10 Gusht 2022
-
11:51 | 10 Gusht 2022
-
11:40 | 10 Gusht 2022
-
11:38 | 10 Gusht 2022
-
11:34 | 10 Gusht 2022
-
11:25 | 10 Gusht 2022
-
11:23 | 10 Gusht 2022