×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu thotë se në rajonin e Prizrenit ka rënie të numrit të rasteve me Covid-19

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Drejtori i QRSHP’së në rajonin e Prizrenit Fadil Kryeziu thotë se në këtë rajon kohëve të fundit është vërejtur një rënie e numrit të të infektuarve.

    “Kemi një rënie eventuale të lehtë të të infektuarve në regjionin e Prizrenit Megjithatë ne si Institut po vazhdojmë punën duke gjurmuar dhe hulumtuar të gjitha rastet eventuale me Covid-19’, tha Kryeziu për RTV Dukagjini.

    “Nga 1 gushti e deri më sot kemi testuar më tepër se 430 qytetarë të cilët mund të kenë qenë të hospitalizuar ose kanë pasur simptoma të dyshuar për Covid-19’, shpjegoi ai.

    Sipas tij numri më i madh i të prekurve në këtë rajon është në qytetin e Prizrenit.

    “Në bazë të numrit të të testuarve them se numri më i madh i personave të hulumtuar vjen nga Prizreni e pastaj Suhareka, Dragashi dhe Malisheva e Mamusha’, tha Kryeziu.

    Aktualisht në regjionin e Prizrenit janë 240 raste aktive ndërkohë 64 pacientë po trajtohen në spitalin e Prizrenit.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike e thirrur nga grupi “Asnjë centë më shumë”, që u mbajt në sheshin “Skënderbeu”...
    Lajme05 Prill 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e punëtorit nga shembja e dheut në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës. Lajmin...
    Lajme05 Prill 2025
    Nën thirrjet “gjysma rrogës rrymë” e “nuk jemi bankomat” ka nisur protesta e qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Protestuesit janë nisur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Organizatat e majta thonë se më shumë se 500,000 njerëz pritet të dalin në rrugë për të protestuar në Uashington DC, Florida...
    Lajme05 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës ne lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike....
    Lajme05 Prill 2025
    KFOR ka njoftuar se policia ushtarake kanë kryer stërvitje me armë në Kampin Bondsteel. Nga KFOR është thënë se ushtarët që janë...
    Sport05 Prill 2025
    Elvis Rexhbeçaj tashmë është prej lojtarëve kryesorë te Kosova. Ndonëse nisi me ndeshje vetëm në shtatorin e vitit të kaluar, 27-vjeçari është...
    Vip05 Prill 2025
    Big Basta dhe Vesa Luma, një prej çifteve më të njohura të skenës muzikore shqiptare, po flitet se po kalojnë një krizë....
    Vip05 Prill 2025
    Në këtë edicion të ‘Big Brother VIP Albania’ raporti i Gjestit dhe Eglit ka marrë gjithë vëmendjen. Me ulje dhe ngritje romanca...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.