×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarja e Kuvendit zhvilloi bisedë telefonike me Kryetarin e Kuvendit te Turqisë, Mustafa Şentop

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë, dr. Mustafa Şentop, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, në veçanti për bashkëpunimin parlamentar.

    Kryetarja Osmani e falenderoi Turqinë për përkrahjen e dhënë Kosovës gjatë pandemisë, duke dhuruar donacione me material mbrojtës në kohën kur Kosova po sfidohet me situatë të rënduar në ballafaqimin me këtë virus.

    Kryetari Şentop, ndërkaq, theksoi se kanë gatishmëri që t’u përgjigjen edhe kërkesave të tjera të Kosovës, qoftë për pajisje mbrojtëse, qoftë për mjekim të pacientëve.

    Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Kryetari Şentop theksoi se dialogun e vlerësojnë si çështje të rëndësishme, ndërkaq kryetarja e Kuvendit theksoi se ky proces duhet të përfundojë me njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia, në kufijtë aktualë të Kosovës dhe duke respektuar parimin e unitaritetit të shtetit.

    Të dy kryetarët u pajtuan për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërparlamentar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.