×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarja e KE-së i dërgon letër Kurtit, ja çfarë thuhet në të

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Ursula von der Leyen, Kryetare e Komisionit Evropian.

    Përmes kësaj letre, kryetarja e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen duke folur për pandeminë COVID-19 që ka prekur edhe vendin tonë, ka theksuar se është plotësisht e vetëdijshme se një situatë shumë më e ashpër e financimit ka qenë një aspekt i krizës së COVID-19 për ekonomitë në zhvillim siç është Kosova.

    Ndihma Makro-Financiare e BE-së siç shkruan ajo, si pasojë, adreson nevojën urgjente, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar të Kosovës dhe në krijimin e hapësirës politike për të ju mundësuar që të merrni masa të përshtatshme në përgjigje të krizës.

    Ajo ka theksuar se Komisioni Evropian do të punojë ngushtë me Parlamentin Evropian dhe Këshillin e BE-së në ditët në vijim me qëllim të miratimit të shpejtë të pakos së propozuar të Ndihmës Makro-Financiare

    Letra e plotë e Kryetares së KE-së, Ursula von der Leyen.

    I nderuar Kryeministër,

    Në vazhdën e pandemisë së COVID-19, kriza shëndetësore dhe ekonomike po godet fuqishëm vendet tona. BE-ja qëndron krah për krah me fqinjët dhe partnerët e saj më të afërt, jo vetëm për të ndaluar shpërndarjen e virusit, por edhe t’i frenuar pasojat ekonomike dhe për t’i vendosur ekonomitë tona në një rikuperim të fortë dhe të qëndrueshëm.

    Në këtë frymë, BE-ja veçse ka mobilizuar 68 milionë Euro në Kosovë për të adresuar krizën e tanishme shëndetësore dhe për të zbutur ndikimin socio-ekonomik të pandemisë.

    Përveç kësaj, Komisioni Evropian këtë javë ka propozuar një pako të paprecedentë me vlerë 3 miliardë Euro të Ndihmës Makro-Financiare ku përfshihet edhe Kosova së bashku me nëntë partnerë të tjerë të BE-së për vendet në procesin e zgjerimit dhe rajonet fqinje. Përmes kësaj pakoje, Kosova do të përfitojë nga kreditë koncesionare nga BE-ja deri në 100 milionë Euro.

    Jam plotësisht e vetëdijshme se një situatë shumë më e ashpër e financimit ka qenë një aspekt i krizës së COVID-19 për ekonomitë në zhvillim siç është Kosova. Ndihma Makro-Financiare e BE-së, si pasojë, adreson nevojën urgjente, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar të Kosovës dhe në krijimin e hapësirës politike për të ju mundësuar që të merrni masa të përshtatshme në përgjigje të krizës.

    Komisioni Evropian do të punojë ngushtë me Parlamentin Evropian dhe Këshillin e BE-së në ditët në vijim me qëllim të miratimit të shpejtë të pakos së propozuar të Ndihmës Makro-Financiare. Njëkohësisht, stafi im do të jetë në kontakt me stafin tuaj për të identifikuar zotimet e rëndësishme dhe ambicioze politike, por prap së prap të arritshme me të cilat do të lidhet ndihma e BE-së. Këto do të përcaktohen në një memorandum mirëkuptimi që do të nënshkruhet mes Kosovës dhe BE-së.

    Shpejtësia është thelbësore në krizën aktuale. Prandaj, unë mbështetem në përkrahjen tuaj personale dhe angazhimin tuaj në këtë proces në mënyrë që negociatat të mund të përfundojnë me shpejtësi dhe kësti i parë i kredisë të mund të arrijë sa më shpejtë në Kosovë.

    Sinqerisht e juaja,

    Ursula von der Leyen

    Sh.T. Z. Albin Kurti

    Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.