×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kryetari i OVL-së: Përflitet se gjatë verës do të ngrihen aktakuzat e para nga Specialja

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, në një intervistë për Front Online, ka thënë se dënimi me 22 vjet burgim për Darko Tasiqin, është dënim qesharak.

    “Ky është dashur të dënohet të paktën me burgim të përjetshëm, apo nëse ekziston një Ligj në Kosovë edhe me pushkatim. Arsyeja pse e them këtë është që të paktën të shëndoshen zemrat tona, e të atyre prindërve që i kanë humbur të dashurit e tyre, familjarët e tyre, djemtë e tyre, burrat, vëllezërit që kanë humbur motrat dhe vëllain që ka humbur vëllain. Dënimi i tyre ka qenë shumë qesharak”, ka thënë ai.

    Sipas tij, për krimet që i ka kryer Tasiq në Krushën e Madhe dhe atë të Vogël, si dhe në rajonin e Rahovecit, nuk i është dhënë një dënim i merituar.

    “Ne kemi reaguar për arsye se duke parë një kriminel që në Krushën e Madhe dhe në Krushën e Vogël, ka bërë një masakër shumë të madhe dhe janë djegur edhe viktimat, e poashtu duke parë edhe plaçkitjet që janë bërë. Në këtë rast nuk është dhënë dënimi i merituar”, ka thënë Gucati për Front Online.

    Në ndërkohë, dje Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prizrenit, e ka shpallur fajtor Darko Tasiqin, dhe e ka dënuar me 22 vjet burg për shkak të veprës penale për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Krushë e Vogël e komunës së Prizrenit.

    Gucati për aktakuzat e Speciales: S’besoj se do të ketë aktakuza ndaj liderëve shtetëror të Kosovës

    Vera e këtij viti është përfolur si koha kur do të ngritën aktakuzat e para nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale, për ish-pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Lidhur me këtë çështje, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë për Front Online, se ende nuk dihet saktë se kur do të ngritën ato.

    “Kemi dëgjuar që brenda kësaj vere të ketë aktakuza të para nga Specialja. Se kur do të ngritën nuk e dimë. Ndaj kujt do të ngritën nuk e dimë. Për ne është e papranueshme çdo aktakuza që do të ngritët. Unë besoj që edhe nga këto aktakuza do të dalim fitimtar, edhe pse disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të bëjnë krime lufte, siç kanë bërë serbët”, ka thënë kryetari i OVL-UÇK-së.

    Për sa i përket mundësisë së ngritjes së aktakuzave për liderët e lartë shtetëror në Kosovë, e që njëherësh kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, Gucati, për Front Online, ka thënë që nuk beson që të njëjtat do të ngritën ndaj tyre.

    “Realisht unë nuk mendoj, por tash nuk i besohet më Gjykatës Speciale sepse ka bërë një mori ftesash. Mbi 270 ftesa që i kemi deklaruar me kohë. Kjo  është një mori e dëshmitarëve të rrejshëm që i ka marrë shumë dëshmitarë, që ka ftuar Gjykata Speciale. Tash nuk i besohet se a do t`i ngritë apo jo. Unë besoj në drejtësinë e tyre dhe në punën e liderëve tonë që e kanë bërë gjatë luftës dhe pas luftës. Nuk besoj që ndonjë lider do të merret në pyetje apo do të ngritët aktakuzë ndaj tyre. Kjo pasi që kanë bërë një luftë të drejtë dhe të pastër si loti”, ka thënë Gucati për Front Online.

    Mbi 38 mijë persona marrin pensionin e veteranit, Komisioni nuk e ka dorëzuar listën e përfituesve pa meritë

    38 mijë e 218 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), janë duke marrë pensione nga shteti. Këtë gjë e ka konfirmuar për Front Online, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

    “Janë mbi 38 mijë e 218 veteranë nëse nuk gabojë, që i kanë marrë për këtë muaj pensione. Se sa veteranë kanë hequr dorë nuk e dimë”, ka thënë Gucati për Front Online.

    Kryetari i OVL-UÇK-së, u ka bërë thirrje të gjithë atyre personave të cilët janë mirë financiarisht që të heqin dorë nga pensioni i veteranit.

    “Është mirë që të gjithë ata veteranë që e ndiejnë veten që nuk kanë nevojë për këtë pension, të paraqiten në mënyrë vullnetare dhe të hiqen prej pensioneve që të mos e dëmtojnë së pari buxhetin e taksapaguesve të Kosovës, sepse ato janë para të qytetarëve të Kosovës. Kur të hiqen ata edhe Gjykatat dhe të gjithë do ta kenë më të lehtë që të mos ngritët ndonjë padi ose dënim ndaj tyre”, ka deklaruar ai për Front Online.

    Për sa i përket numrit të veteranëve që gjenden pa meritë në lista dhe marrin para të taksapaguesve, Gucati ka hedhur fajin tek Komisioni për verifikimin e veteranëve, që ende nuk i ka dorëzuar listat.

    “Komisioni Qeveritar ende nuk na i ka dorëzuar listat, e që është dashur të dorëzohen ato lista në organizatën tonë, dhe të dimë numrin e saktë se sa veteranë i kemi. Për momentin ne nuk e dimë se sa kanë hy në lista pa meritë. Gjithmonë ka spekulime”, ka konfirmuar ai. /Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.