×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Obiliqit jep detaje për rastin tragjik në Milloshevë

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në fshatin Milloshevë të Obliqit.

    Dy fëmijë kanë rëndë në një pusetë të këtij fshati, njëri është nxjerrë i vdekur kurse tjetri ende po kërkohet nga ekipet e kërkim shpëtimit.

    Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi e ka konfirmuar rastin. Ai ka thënë se është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

    “Jam duke shkuar në vendin e ngjarjes. Para 20 minutave u informuam nga Policia. Trupi i njërit prej fëmijëve është gjetur i vdekur kurse tjetri është ende në kërkim”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

    Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Duat Hoxha.

    Ai ka thënë se trupi i njërit nga fëmijët është nxjerrur i vdekur kurse tjetri ende është në kërkim.

    “Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njësitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një femiu rreth 10/12 vjeçar i nxjerrur nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmijë tjetër i cili dyshohet të ketë rënë ne pusë/ ujë”, ka thënë Hoxha.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.