×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Këshillit të Prindërve: Mësimin online do ta vlerësoja me notën “mjaftueshëm”

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti nuk është shumë i kënaqur me procesin mësimorë nga distanca.

    Reshiti në emisionin “#Hashtag” në RTV Dukagjini thotë se Kosova ishte e papërgatitur për mësim online për vet faktin se nuk ka pasur ndonjë platformë e tillë.

    “Shtetet tjera prej vitesh e praktikojnë një metodologji të tillë, ndërsa institucionet tona prej 20 vitesh nuk kanë qenë në gjendje të parashohin një mundësi të tillë të mësimit në raste emergjente apo situata siç ishte kjo e pandemisë”, tha ai.

    Kryetar i Këshillit të Prindërve thotë se përkundër rekomandimeve nga prindërit, nuk ka pasur reagime për të përmirësuar problem të caktuara.

    “Ne nuk kemi indikatorë matës që të bëjmë vlerësimin nëse mësimi online i ka përmbushur pritshmëritë tona për faktin se nuk dihet sa nxënës janë përfshirë në mësime dhe në cilën ditë e cilat orë. Nuk ka as indikatorë se sa mësimdhënës janë përfshirë në mësim me nxënësit e tyre”.

    Reshiti thotë se asnjë drejtor i shkollës nuk ka mundur të mbajë evidencën për mësuesit që kanë mbajtur mësim apo jo.

    “Nëse mund të vlerësojmë në bazë të notës, përkundër punëve të mira që janë bërë, unë si prind do ta vlerësoja procesin me notën mjaftueshëm”, tha ndër të tjera Ymret Reshiti.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.