Asambleja e kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës ka mbajtur të hënën takim, ku ndër të tjera është kërkuar që seancat gjyqësore të mbahen përmes platformave online.Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Takimin e organizuar përmes video-konferencës, e ka udhëhequr kryesuesi, Bashkim Hyseni. Është diskutuar për pika të shumta.
Është njoftuar se Akademia e Drejtësisë është duke vazhduar mbajtjen e trajnimeve online, me gjithë situatën e krijuar nga pandemia. Lidhur me ekzekutimin e dënimeve të kundërvajtjes, është thënë se ligji ka krijuar konfuzitet dhe mos përmbarimi i gjobave po sjellë probleme në ekzekutim të këtyre lëndëve.Për lëndët e shënjestruara është thënë se duhet të vazhdohen.
“Në fund të këtij takimi, kryetari Hyseni u kërkoi kryetarëve të gjykatave që në rrethanat e pandemisë të fillojnë me platformën online edhe në procedurat civile”, thuhet ndër të tjera në njoftim.