×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri i Malit të Zi: S’do ta kisha njohur Kosovën, nëse tani e tërheqim vendimin, bie Qeveria

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka folur  në lidhje me Kosovën dhe se si shihet ajo në shtetin që ai udhëheq.

    Krivokapiq tha se “për një pjesë të popullsisë, [Kosova] është çështje emocionale dhe ata e konsiderojnë atë si pjesë të patjetërsueshme rë Serbisë”. Ai befasoi duke theksuar se po të ishte kryeministër i Malit të Zi para se ky shtet ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, ai nuk do ta kishte bërë kurrë këtë gjë,

    “Nëse do të isha kryeministër i Malit të Zi në një situatë kur Mali i Zi ende nuk e ka njohur Kosovën, unë kurrë nuk do të isha dakord që ajo të ndodhte. Por gjithçka ka mbaruar para se të vij në qeveri dhe para kësaj qeverie”, deklaroi Krivokapiq, për mediumin serb, “Blic”.

    Ai gjithashtu tha se nëse ata do të merrnin vendim tani për ta tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, Qeveria do të binte në seancën e ardhshme parlamentare.

    “DPS [partia e presidentit malazezas, Millo Gjukanoviq] do të bënte gjithçka për ta ri-formuar qeverinë dhe për të marrë përsëri të njëjtin vendim për Kosovën. Gjithçka tjetër është një imagjinatë e bazuar në dëshira”, tha Krivokapiq.

    Në qeverinë e Malit të Zi që u formua në dhjetor të vitit që shkoi, ka pozitë të rëndësishme edhe shqiptari Dritan Abazoviq. Ai është i vetmi zëvendëskryeministër, pasi me Lëvizjen e tij Qytetare, URA mbështeti formimin e Qeverisë me në krye Krivokapiqin.

    Përveç partisë së Dritan Abazoviqit, Qeveria e Malit të Zi u mbështet në Kuvend nga deputetët e partisë nga lista “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, e udhëhequr nga Fronti Demokratik, Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA. Kundër saj ishin partitë opozitare DPS, Socialdemokratët, Partia Social-Demokrate, dy parti kombëtare shqiptare dhe Partia Boshnjake.

    Me votat e 41 deputetëve, nga gjithsej 81 në Parlamentin e Malit të Zi, më 4 dhjetor u zgjodh Qeveria e re e kryesuar nga Zdravko Krivokapiq.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.