×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti zhvillon bisedë telefonike me Kryeshefin Ezekutiv të MCC-së, Sean Cairncross

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sean Cairncross, Kryeshef Ekzekutiv i Milenium Challenge Corporation (MCC) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Gjatë bisedës, kryeministri Hoti ka falënderuar Cairncross dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhbllokimin e fondeve, për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës, në rritjen e zhvillimit ekonomik përmes programeve të ndryshme.

    Më tej, kryeministri Hoti ka vlerësuar se është lajm i mirë për Kosovën zhbllokimi i fondeve nga Millennium Challenge Corporation (MCC), duke thënë se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të rëndësisë jetike për vendin tonë.

    Kryeministri Hoti tha se Qeveria është duke punuar me përkushtim për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, menaxhimin efikas të pandemisë COVID – 19, si dhe për krijimin e një klime të favorshme për bizneset në Kosovë.

    Ndërsa, Sean Cairncross, Kryeshef Ekzekutiv i Milenium Challenge Corporation (MCC), ka vlerësuar hapat e ndërmarrë nga Qeveria Hoti, të cilët kanë mundësuar zhbllokimin e fondeve për Kosovën./

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.