Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të porsazgjedhur të Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Ky është telegrami i urimit i kryeministrit Hoti:
Shkëlqesisë së Tij, z. Andrej Plenković
Kryeministër i Republikës së Kroacisë
Telegram urimi
I nderuari Kryeministër Plenković,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh urimet më të sinqerta për fitoren Tuaj dhe HDZ-së në zgjedhjet parlamentare dhe për emërimin Tuaj, Kryeministër i Republikës së Kroacisë.
Fitorja juaj na bën të besojmë se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona do të thellohet edhe më shumë, ndërsa Republika e Kroacisë, dhe ju si Kryeministër, do ta mbështesni si përherë Kosovën në rrugën e saj të prosperitetit dhe të integrimeve euroatlantike.
Duke ju dëshiruar suksese të mëtejme, i nderuar Kryeministër, më lejoni t’ju siguroj për ndjenjat e konsideratës sime më të lartë!
Avdullah Hoti
Kryeministër i Republikës së Kosovës