Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në ora 20:00.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media lëshuar nga Qeveria.
“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 23.06.2020, Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, nuk është bërë e ditur se për çka do të diskutohet në mbledhjen e sotme të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit me ministrat.