Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona dhe aktualitetin politik.
Kryeministri Hoti e ka njoftuar ambasadoren Barishiq për zhvillimet politike në vend, prioritetet e Qeverisë, menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID – 19, rimëkëmbjen ekonomike, procesin e dialogut dhe situatën e përgjithshme në vend.
Me këtë rast, kryeministri Hoti e ka falënderuar ambasadoren Barishiq dhe Kroacinë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy vendeve mike, duke thënë se Kroacia është shembull i mirë që duhet ndjekur në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.
“Është në interesin e dy qeverive si vende mike, Kosovës dhe Kroacisë, vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit reciprok”, tha kryeministri Hoti duke vlerësuar rolin e Kroacisë në kryesimin e Bashkimit Evropian.

Të tjera
-
10:35 | 17 Shkurt 2021
-
10:30 | 17 Shkurt 2021
-
Vip/KulturaDua Lipa me urim dhe foto të veçantë për 13…10:17 | 17 Shkurt 2021
-
10:16 | 17 Shkurt 2021
-
10:16 | 17 Shkurt 2021
-
10:14 | 17 Shkurt 2021
-
10:08 | 17 Shkurt 2021
-
10:05 | 17 Shkurt 2021
-
10:03 | 17 Shkurt 2021
-
10:01 | 17 Shkurt 2021
-
09:58 | 17 Shkurt 2021
-
09:55 | 17 Shkurt 2021