×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti: Kemi program të detajuar për rimëkëmbjen ekonomike

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të prezantimit të masave të Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike, si pjesë e programit qeverisës, gjatë ditës së sotme, mori pjesë në forumin virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

    Në fjalën hyrëse kryeministri Hoti ka prezantuar prioritetet e Qeverisë, masat që janë ndërmarrë për menaxhimin e situatës të shkaktuar si pasojë e pandemisë COVID 19, si dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me aktualitetin politik dhe ekonomik në vend.

    Kryeministri Hoti tha se orientimet e qeverisë janë në dy aspekte kohore, në periudhë të shkurtër dhe afatmesme përmes pakos për Rimëkëmbje Ekonomike dhe në periudhë më afatgjate ku do të vendosen bazat e zhvillimit ekonomik.

    Më tej, kryeministri Hoti tha se është me interes që të krijojnë konsensusin e nevojshëm shoqëror për programin qeverisës të cilin siç theksoi ai, e kanë miratuar në Qeveri dhe e kanë shpërndarë te të gjitha aktorët e tjerë.

    “Fokusi ynë kryesor mbetet  rimëkëmbja ekonomike, por përtej asaj ne kemi një program bukur  të detajuar nëpër fusha të caktuara të ekonomisë”, u shpreh kryeministri Hoti.

    Në këtë forum virtual kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës do të jetë e fokusuar në zhvillimin ekonomik afatgjatë, ndërtimin e politikave nxitëse për sektorin privat, politikat tatimore, zvogëlimin e informalitetit, themelimin e Fondit investiv,  kompensimin e humbjeve ekonomike të shkaktuara si pasojë e pandemisë si dhe për investimet e jashtme përmes ligjit për investime strategjike.

    Kryeministri Hoti, me këtë rast, ka thënë se Qeveria gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm parasheh futjen në ekonomi të një shume financiare prej 1.2 miliard euro si infuzion për zhvillim ekonomik, prej të cilave tashmë me rishikimin e buxhetit janë mobilizuar 384 milionë euro.

    Kryeministri Hoti më këtë rast ka prezantuar 9 masat që janë paraparë në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike siç janë:  1. Lehtësimi i qasjes në financim; 2. Zvogëlimi i barrës tatimore; 3. Masat për mbështetje të punësimit; 4. Bujqësia; 5. Masat për stimulim të kërkesës agregate; 6. Mbështetje për ndërmarrje publike për operim të rregullt dhe investime kapitale të rëndësisë strategjike; 7. Rishikimi i Buxhetit për 2020 dhe relaksimi i kufizimeve fiskale dhe i borxhit publik; 8. Masa mbështetëse për ekonomi nga sektori financiar; 9. Mobilizimi për financimin e masave.

    Kryeministri Hoti iu është përgjigjur edhe shumë pyetjeve të bëra nga anëtarët e Odës Ekonomike Amerikanë që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe hapat që ka ndërmarrë Qeveria në këtë drejtim.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Gusht 2025
    I vogël është numri i grave kandidate për kryetare të komunave, të propozuara nga partitë politike, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit....
    Lajme16 Gusht 2025
    Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike...
    Të tjera
    Lajme16 Gusht 2025
    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për menaxhimin e dobët të sektorit energjetik. Në një...
    Lajme16 Gusht 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë dhe vartësit e tij se po...
    Lajme16 Gusht 2025
    Kryetari i Komunës së Junikut, në një postim në rrjetet sociale, u është drejtuar qytetarëve të kësaj komune që jetojnë jashtë vendit,...
    Lajme16 Gusht 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes zyrës regjionale në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë masa të...
    Lajme16 Gusht 2025
    Në një shkrim të gjatë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kritikuar vendimin për marrjen me qira të zyrave me logon e...
    Sport16 Gusht 2025
    Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, po vazhdon të tregojë formë të lartë me Hoffenheimin. Në ndeshjen e raundit të parë të Kupës...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.