×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti: Angazhim maksimal për shëndetin dhe edukimin

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Goran Rakiq, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, mori pjesë në takimin me kryetarët e Komunave, në të cilin u diskutua për bashkërendimin e aktiviteteve për menaxhimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, si dhe për përgatitjet që po bëhen për fillimin e vitit të ri shkollor.

    Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Hoti i falënderoi kryetarët e komunave për punën që po bëjnë për ta kaluar sa më lehtë gjendjen aktuale si pasojë e pandemisë COVID 19.

    “Bashkë me ministrat sot jemi për të diskutuar me ju për tri çështje kryesore, për të cilat do të flasin ministrat veç e veç duke filluar nga zv/kryeministri Goran Rakiq, ministri Ramë Likaj dhe ministri Armend Zemaj, për tri temat kryesore që i kemi në këtë kohë të vështirë nëpër të cilën po kalojmë. Dua t’ju falënderoj sinqerisht për angazhimin që e keni bërë tash e shtatë muaj që po bëhen duke punuar 24 orë, ju, ekipi juaj, bashkëpunëtoret, drejtorët, shtabet komunale dhe lokale që i keni në bashkëpunim të rregullt me juve”, tha kryeministri Hoti, derisa rikujtoi se tashmë janë mbajtur disa diskutime përmes platformave online. Në këtë kontekst, ai vlerësoi se është shumë mirë që sot po takohen në këtë sallë, në këtë pritje të fillimit të ri shkollor dhe në vlerësim të situatës dhe masave që i kanë marrë deri më tash sa i përket pandemisë dhe masave për menaxhimin e pandemisë COVID 19.

    Po ashtu, kryeministri Hoti tha se, sigurisht, ka gjithmonë një hapësirë për një bashkëpunim më efikas, më të mirë në mes të ministrive dhe komunave dhe për këtë shtoi se është i vetëdijshëm që për këtë po merren në baza ditore çdo ditë, çdo natë me ekipet që janë në terren për të mbikëqyrë zbatimin e masave.

    “Dhe, them me kënaqësi që trendi i rasteve të reja ka filluar të bjerë, por, kjo nuk është shenjë që ne ia kemi dalë në krye dhe e kemi futur plotësisht në kontroll këtë pandemi, duke qenë se numri i rasteve me fatalitet fatkeqësisht po mbetet mjaft i lartë dhe plot familje po humbin të dashurit e tyre. Gjithashtu, jemi edhe para fillimit të ri shkollor, ministri i Arsimit me bashkëpunëtorët e tij ka bërë një punë të mirë në studimin e përvojave të vendeve të ndryshme sa i përket fillimit të ri shkollor duke pasur parasysh edhe shëndetin e nxënësve, të arsimtarëve në shkolla, por në të njëjtën kohë për t’u siguruar që nuk mbetemi mbrapa sa i përket realizimit të planprogramit dhe sigurimit të cilësisë në Arsim”, përfundoi kryeministri Hoti.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.