×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryediplomati i Rusisë i ulë tensionet, thotë se janë gjithmonë prapa Serbisë

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Kryediplomati i Rusisë, Sergei Lavrov, ka folur për medie pas telefonatës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

    Sot gjatë ditës disa deklarata ishin këmbyer mes zyrtarëve të lartë serbë dhe rusë pas marrëveshjes me Kosovën në Shtëpinë e Bardhë. Zëdhënësja e Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharaova postoi një foto turpëruese të Vucic në Dhomën Ovale para presidentit të SHBA’së, Donald Trump.

    Pas kësaj kishte reagime nga ana e zyrtarëve të lartë të Serbisë.

    Presidenti serb ka thënë se ai i kishte mbrojtur lidhjet e ngushta me Rusinë në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë blerjen e armëve dhe refuzimin për vendosjen e sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.

    Edhe politikanë tjerë serbë i kanë dalur në mbrojtje presidentit të Serbisë.

    Marko Gjuriqi ka thënë se për dallim prej takimit të shkurtër me Trupin gjatë javës së kaluar, Vuçiqit në një rast i ishte dashur të presë “për më shumë se një orë e gjysmë për ta pranuar” presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

    “Ky president nuk e ka dhënë as edhe një fjalë të vetme të keqe kundër Rusisë, madje as në atë vend (Shtëpinë e Bardhë)”, ka thënë Gjuriqi.

    Mirëpo pas bisedës në telefon, Lavrov është munduar të qetësojë gjakrat duke thënë se interesat e Rusisë nuk janë prekur, deri ka thënë se Vucic i është sqaruar për marrëveshjen në Uashington.

    Ai ka shtuar se Serbia gjithmonë do ta ketë mbështetjen e Rusisë. /Express/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.