×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kritiku i Putinit që u helmua në Rusi del nga spitali gjerman

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Politikani rus i opozitës Aleksej Navalni qëndroi në klinikën universitare të Berlinit për rreth një muaj – dhe luftoi për jetën për një kohë të gjatë. Por tani shërimi i tij po ecën shpejt.

    Aleksej Navalni ka dalë nga spitali Charité. Në këtë spital, në Klinikën Universitare të Berlinit atë e mjekuan gjithsej 32 ditë, për helmim të rëndë. Për javë me radhë ai ishte në sektorin e reanimacionit të spitalit, në gjendje kome artificiale.

    Mjekët tani thanë se shëndeti i kritikut të Kremlinit është përmirësuar në një masë të tillë sa që mund të marrë fund trajtimi i tij në spital. Për shkak të rrjedhës së mëparshme të sëmundjes dhe gjendjes aktuale, është i mundur një shërim i plotë i Nawalnit. Pasojat eventuale afatgjata të helmimit të rëndë mund të vlerësohen vetëm më vonë.

    Deutschland Berlin Logo Charité (John MacDougall/AFP/Getty Images)

    Navalny pësoi kolaps më 20 gusht në një fluturim brenda Rusisë. Pilotët bënë pas kësaj një ulje emergjente në Omsk të Siberisë, ku atë e mjekuan në klinikën lokale. Më 22 gusht atë e sollën me avion në Gjermani, për ta kuruar në Charite. Siç vërtetuan më vonë disa laboratorë specialë evropianë, politikanin rus e kishin helmuar me një agjent nervor të ndaluar ndërkombëtarisht nga grupi Noviçok.

    Gjermania dhe vendet e tjera evropiane po kërkojnë që Rusia të bëjë hetime për atentatin. Qeveria ruse deri tani nuk ka parë prova të helmimit në Rusi me një substancë nga grupi Noviçok. Ky rast ka sjellë një tendosje të madhe në marrëdhëniet politike midis Berlinit dhe Moskës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.