×
  • Lajme
  • Lajme

    Krejt çka dihet deri tash për vdekjen e Fadil Syleviqit

    FrontOnline
    16 Janar 2021

    Ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur dje i vdekur në mal, në afërsi të Liqenit të Badovcit. Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët. Këto janë krejt çka dihen deri tash rreth këtij rasti.

    Pak pas orës 14:00, Policia e Kosovës është njoftuar për një trup të pajetë në afërsi të Liqenit të Badovcit. Pas arritjes së Policisë në vendngjarje u mësua se viktima është Fadil Syleviqi, ish-zyrtar i PK’së.

    Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

    “Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente”, ka thënë Krasniqi.

    “Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar Krasniqi për Express.

    Për këtë rast është deklaruar dje edhe Kryeprorkurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.

    Munishi ka treguar se ai është gjetur i vdekur në mal.

    “Prokurori është nisur në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë ka ndodhur. Policia është në vendin e ngjarjes. Ai është gjetur diku në mal i vdekur”, ka thënë Munishi

    Por çfarë kishte thënë Syleviqi në një deklarim të fundit që e kishte pasur për media?

    Ai ishte kontaktuar nga Gazeta Express, pasi gazetari Milaim Zeka kishte publikuar një foto të tij ku shihej bashkë me Salih Mustafën e arrestuar nga Gjykata Speciale.

    Në një prononcim për Gazetën, ish-hetuesi kishte thënë që fotografi ishte më e vjetër se një vit.

    “Ajo fotografi është një vit e vjetër sigurisht, mezi e identifikova cili është ai vend. Është foto shumë e vjetër. Nuk kam koment diçka lidhur me të”, thotë ai, teksa shton se sa i përket Speciales nuk ka pasur kontakt me Mustafën.

    “Unë në atë drejtim nuk kam pasur kontakte”, kishte thënë ai.

    Express e kishte pyetur Syleviqin nëse ka marrë ftesë për intervistim nga Specialja. Ai ka bërë të ditur se nuk prononcohet më shumë për këtë temë, duke shtuar se deri më tani nuk ka ftesë.

    “Këto janë personale, nuk jam për me u prononcu, thjesht nuk kam ftesë, këtë mundem me thanë me tepër jo”, kishte thënë ai.

    Ndryshe, Syleviqi ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllëzërit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001, e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta...
    Lajme26 Prill 2024
    Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën sot në Korçë Programin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Dy persona janë gjetur pa shenja jete. Njëri në parkun e lagjes Taukbashqe dhe tjetri në banesën e tij në rrugën ''Dardania''...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit –...
    Lajme26 Prill 2024
    Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë...
    Lajme26 Prill 2024
    Komisioni Hetimor Parlamentar në mbledhjen e radhës ka diskutuar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Dragashi, pasi i njëjti dyshohet se ka plagosur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.