Qytetarët e Kosovës që marrin kredi nga institucionet mikro-financiare detyrohen të paguajnë kamatë deri në rreth 20%, raporton portali Front Online.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës norma mesatare e interesit në kreditë e institucioneve mikrofinanciare është 19.2 për qind.
Në Kosovë operojnë 30 institucione mikrofinanciare, prej të cilave 13 janë me pronësi të huaj.
Fitimi neto i institucioneve mikrofinanciare për periudhën janar-maj 2022 ka arritur në 7.7 milionë euro.
Përndryshe, norma mesatare e interesit që aplikohet nga bankat komerciale në Kosovë është dukshëm me e ulët, përkatësisht 5.9%.
/Front Online/