×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosovo i Metohija”, nga zyra e Varhelyit flasin rreth fotografisë me Vuçiqin

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dje ishte kujdesur që ta presë në mënyrë të ngrohtë komisionerin e BE-së për Zgjerim, OIiver Várhelyi, gjatë një takimi në zyrën e misionit të Serbisë në Bruksel. Kreu i shtetit serb kishte shërbyer pogaçe tradicionale serbe për diplomatin hungarez.

    Për një moment e takim të tillë, Vuçiq kishte shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram edhe një fotografi e cila nxiti shumë reagime në Kosovë.

    Prapa shpinës së Várhelyit dhe Vuçiqit në zyrën e misionit të Serbisë në BE, shihej një libër me mbishkrimin “Kosovo i Metohija” e cila kishte të bënte me trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë.

    Lidhur me këtë ngjarje, Gazeta Express i është drejtuar zyrës së Komisionerit Várhelyi, për të marrë një koment dhe për t’i pyetur nëse ai do t’i kërkoj Vuçiqit që të shlyejë një fotografi të tillë.

    Këshiltarja e Várhelyit, Maja Kocijancic, ka thënë se gjithçka që mund të thotë është që fotografia nuk është realizuar në zyrën e Komisionerit për Zgjerim dhe se ka qenë Vuçiq ai që ka organizuar pritjen.

    “Ajo çfarë mund të them për ju është që takimi me Komisionerin ishte organizuar nga presidenti Vuçiq në misionin e Serbisë në BE ( dhe jo në zyrën e Komisionerit”, ka thënë Kocijancic ekskluzivisht për Gazetën Express.

    Ajo tutje ka përmendur se Várhelyi një ditë më herët ka takuar edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe se i mban kontaktet e rregullta me Kosovën dhe Serbinë bazuar në politikën e BE-së dhe prioritetet që kanë për Ballkanin Perëndimor.

    “Komisioneri një ditë me herët gjithashtu ka takuar kryeministrin Hoti. Ai mban kontakte të rregullta bashkë me Kosovën dhe Serbinë, në linjë me politikën e Bashkimit Evropian dhe në prioritete që ne kemi për Ballkanin Perëndimor”, ka përfunduar Maja Kocijancic.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2025
    Naim Tërnava, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka uruar sot festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Në mesazhin...
    Lajme29 Mars 2025
    Karabinierët italianë dhe Policia Ushtarake çeke e e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it kanë kryer një demonstrim operacional të trajnimit për...
    Kronika29 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë dje në Gjakovë. “Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë sulmuar...
    Të tjera
    Sport29 Mars 2025
    Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy përballje shumë të forta në kuadër të javës së 26-të të Albi...
    Kronika29 Mars 2025
    Në fshatin Përlepnicë të Gjilanit një burrë nga Serbia ka hyrë me veturë me qëllimin të kontrabandimit të migrantëve. Në veturë e...
    Lajme29 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, për “Front Online” ka folur lidhur me rritjen e çmimeve gjatë festës së...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Nëse kokrrat tuaja të preferuara të kafesë janë zhdukur nga raftet, mos u shqetësoni – ato do të kthehen së shpejti. Mirëpo,...
    Kronika29 Mars 2025
    Një shtetas turk është arrestuar në Prishtinë të premten, pasi tek ai është gjetur një sasi  e materialit që përdoret në mjekësi...
    Kronika29 Mars 2025
    Është arrestuar një person në Gjakovë pasi kanosi zyrtarët policorë gjatë detyrës. Siç njofton Policia në raportin 24 orësh, me vendim të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.