×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova prin me vdekje në rajon, pacientët po lajmërohen “me vonesë” në spitale

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Java e fundit e muajit korrik, shënoi fillimin e rritjes së numrit të vdekjeve në Kosovë të pacientëve të infektuar me koronavirus.

    Më 30 korrik në Kosovë vdiqën 16 persona brenda një dite, që ishte numri më i madh i vdekjeve që nga paraqitja e rasteve të para. Numër të njëjtë vdekjesh Kosova regjistroi edhe më 6 gusht.

    Që nga muaji mars – kur u shfaqën rastet e para me koronavirus – e deri më 8 gusht, në Kosovë kanë vdekur 315 pacientë të prekur me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

    Salih Ahmeti, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i vdekjeve është rritur për shkak se është rritur edhe numri i të hospitalizuarve.

    “Një pacient, i cili qoftë edhe në spitalet regjionale pranohet në një stad të avancuar të sëmundjes dhe ku mundësitë dhe kujdesi intensiv janë të limituara dhe derisa të vijnë këtu, sëmundja komplikohet edhe më tepër dhe natyrisht trajtimi i tij, e ndonjëherë jo me ecuri të mirë. Po duket se këto ditët e fundit kemi pasur ballafaqimin me ashpërsinë më të madhe të COVID-19”, thotë Ahmeti.

    Ahmeti thotë se pacientët po shtrihen me vonesë në spital dhe kjo po e vështirëson edhe punën e stafit mjekësor.

    “Shpesh herë rastet janë raste që tentojnë shërime ambulatore, ndonjëherë edhe me vetiniciativë dhe e humbin atë kohën më të përshtatshme për trajtimin adekuat të tyre dhe kur vijnë në spital në shumicën e rasteve vijnë me një gjendje shumë të rënduar, kur mundësitë e mjekimit janë shumë më të limituara”, shton Ahmeti.

    Shumica e pacientëve që janë të infektuar me koronavirusin e ri, e kanë të domosdoshme marrjen e oksigjenit. E rastet e rënda kanë nevojë për respiratorë, me çka merren kryesisht anesteziologët.

    Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, në spitalet rajonale dhe në klinikat e QKUK-së po trajtohen 480 pacientë të konfirmuar me koronavirus. Prej tyre, 13 janë në gjendje më të rënduar dhe janë vendosur në respiratorë.

    Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv në QKUK, thotë se qe 20 vjet ka mungesë të anesteziologëve në Kosovë.

    “Pacientët e infektuar me virusin Sars-Cov-2 kanë nevojë për mbështetje respiratore. Anesteziologu është profesionisti më i thirrur për t’i mbajtur rrugën respiratore, anesteziologu është i thirrur t’i intubojë pacientët dhe t’i fusë në ventilatorë e respiratorë. Profesionistët e tjerë nuk janë të thirrur për këtë punë dhe nuk e dinë këtë punë”, thotë Baftiu.

    Baftiu: Mungesë të respiratorëve nuk ka, por të anesteziologëve

    Në pesë vjetët e fundit, sipas Baftiut, nuk është ndarë asnjë specializim për anesteziologë.

    “Mungesë të respiratorëve nuk ka, por ka mungesë të njerëzve, ka mungesë të stafit të anesteziologëve. Ne mund të blejmë respiratorë sa të duam, por nuk mund të prodhojmë anesteziologë brenda pesë vjetëve”, thotë Baftiu.

    138 të vdekur në Kosovë në 10 ditët e fundit

    Nga data 29 korrik e deri më 8 gusht, në Kosovë kanë vdekur 138 pacientë me COVID-19. Ky numër i viktimave është shumë më i madh se në vendet tjera të rajonit.

    Nga 29 korriku deri më 8 gusht, në Shqipëri kanë vdekur 44 pacientë. Numër pak më i madh i viktimave është shënuar në Bosnjë-Hercegovinë. Nga 29 korriku deri më 8 gusht, atje kanë vdekur 88 pacientë. Ndërkaq, në Serbi kanë vdekur 81 pacientë, kurse në Mali të Zi është shënuar numër i vogël i viktimave. Në këtë vend fqinj kanë vdekur 14 pacientë, që ishin të infektuar me koronavirus. Në Maqedoni të Veriut nga data 29 korrik e deri më 8 gusht, kanë vdekur 47 pacientë nga koronavirusi.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.