×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova mund të bëhet shembull për gjithpërfshirje të fëmijëve me aftësi të kufizuara

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    Kosova mund të bëhet shembull për gjithpërfshirje të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

    Është obligim i yni moral. Shtetet e Quintit dhe Zyra e BE-së kanë qëndrim të përbashkët për fëmijët me aftësi të kufizuara, thuhet në një postim të UNICEF-it në Kosovë.

    Ndryshe, 120 karroca me çanta shkolle janë vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, si thirrje për përfshirje më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

    “Gjersa gradualisht po i kthehemi normalitetit pas gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, zyra e UNICEF-it në Kosovë bën thirrje për vëmendje më të madhe për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në mënyrë që ata të mos lihen në karantinë për pjesën tjetër të jetës së tyre. Instalacioni i cili do të zgjasë nga data 17 deri më 25 maj 2020, është thirrje që u bëhet vendimmarrësve, shoqërisë civile, mediave dhe sektorit privat për përfshirje më të madhe të fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufizuara. Së bashku me partnerët si HANDIKOS dhe të tjerët do të avancojmë agjendën e fëmijëve”, thuhej në një njoftim të UNICEF-it.

    Izolimi dhe distancimi shoqëror që të gjithë ne po e përjetojmë në kohën e pandemisë së COVID-19, është diçka që fëmijët me aftësi të kufizuara e përjetojnë gjatë gjithë jetës së tyre. Përderisa Kosova gradualisht i kthehet normalitetit pas situatës së shkaktuar nga COVID-19, është e rëndësishme që shoqëria të ndihmojë që të përfundojë izolimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara njëherë e përgjithmonë. Një normalitet i përshtatshëm, i ri dhe më i mirë për një shoqëri gjithëpërfshirëse për të gjithë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.