×
  • Sport
  • Sport

    Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet U17 dhe U19

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e grupmoshave nën 17 dhe nën 19 vjeç në konkurrencën e vajzave.

    Përfaqësuesja e Kosovës U17, e cila arriti të promovohet në Ligën A të kualifikimeve për Euro 2023 si skuadra me bilancin më të mirë nga pozita e dytë, do të bëjë pjesë në Grupin 5, ku janë të përfshira edhe Republika e Irlandës, Franca dhe Italia.

    Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Francë, më 23, 26 dhe 29 mars, 2023. Liga A përbëhet nga 28 ekipe.

    Shtatë fituesit eventual të grupeve do të kualifikohen në Kampionatin Evropian, i cili mbahet në Estoni. Skuadrat që përfundojnë në vendin e katërt në grupe do të bien në Ligën B për raundin e parë kualifikues të edicionit 2023/24.

    Ndërkohë, Kosova U19 do të marrë pjesë në kualifikimet e Ligës B për Euro 2023, ku është përfshirë në Grupin 3, së bashku me Irlandën e Veriut, Qipron dhe Letoninë.

    Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen më 4, 7 dhe 10 prill, 2023 në Irlandën e Veriut.

    Fituesit e secilit grup dhe skuadra me bilancin më të mirë nga pozitat e dyta, do të promovohen në Ligën A për t’i vazhduar më pas kualifikimet drejt Evropianit 2023./FrontOnline/

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Sport26 Prill 2024
    Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë. Sot u mbajt...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.