×
  • Opinione
  • Opinione

    Kosova bashkohet në Marshin për Drejtësi

    Bekim Çollaku
    02 Prill 2023

    Shkruan: Bekim Çollaku

    E diela nesër në Prishtinë dhe kudo në Kosovë nuk do të jetë vetëm një ditë e zakonshme. Mijëra qytetarë anekënd Kosovës pritet të bashkohen në Marshin për Drejtësi që fillon tek sheshi “Zahir Pajaziti” e përfundon tek sheshi “Skënderbeu” në qendër të Prishtinës. Mesazhi kryesor i këtij marshi paqësor do të jetë kërkesa për drejtësi dhe mbështetja për luftëtarët e lirisë të paraburgosur në Hagë për më shumë se dy vite. Nuk duhet harruar se i gjithë ky proces kundër luftëtarëve të lirisë dhe Kosovës, zanafillën e ka tek fabrikimet e shërbimeve inteligjente të orkestruara nga Rusia për kinse trafikim me organe njerëzore, të cilat u formalizuan në Raportin e Këshillit të Evropës të hartuar nga Dick Marty.

    Përkundër faktit se task forca ndërkombëtare e themeluar për të hetuar ato pretendime, nuk gjeti prova për trafikim me organe njerëzore, partnerët ndërkombëtarë ia imponuan Kosovës themelimin e Gjykatës Speciale. Pas një procesi të pashembullt maratonik të hetimeve, të ngritjes së aktakuzave, të arrestimeve dhe burgosjeve, të hënën në Hagë pritet të filloj procesi gjyqësor, i cili nga shumë vëzhgues konsiderohet si tepër kontrovers dhe i politizuar.

    Përkundër faktit se qytetarët e Kosovës janë të bindur në pafajësinë e të akuzuarve, ky proces do të jetë një ankth për secilin nga ne si dhe për botën demokratike, për arsyen e qartë: në bankën e të akuzuarve nuk ndodhën vetëm Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakupt Krasnqi dhe Rexhep Selimi. Fatkeqësisht, duke filluar nga e hëna, në bankën e të akuzuarave do të jetë secili nga ne që jo vetëm ka guxuar të ëndërroj lirinë, por edhe që kanë luftuar dhe sakrifikuar për të. Për fatin tonë të keq, në Hagë do të gjykohet ideali më i lartë i luftëtarëve tanë të lirisë, Liria – vlera më e shenjtë e kombit tonë.

    Akuzat kundër luftëtarëve të lirisë janë të tmerrshme. Dihet se ato nuk janë të vërteta, mirëpo të tjerët kanë dilema. Për t’i hequr këto dilema, ia vlen të rikujtomë se kush ishte Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij. Hashimi, Kadriu, Jakupi dhe Rexha e mijëra të tjerë, luftuan me trimëri për lirinë e Kosovës. Historia e shtetit tonë, nuk mund të paramendohet pa luftën e lavdishme të UÇK-së që mbetet e shenjtë për secilin nga ne. Lufta dhe sakrifica për liri janë i bazamenti mbijetesës tonë si popull, i ekzistencës sonë kombëtare dhe shtetërore. Themel i shtetit tonë. Jo vetëm kaq! Menjëherë pas përfundimit të luftës, të akuzuarit e sotëm, ishin protagonistët kryesorë për ndërtimin e paqes, pajtimit ndëretnik dhe shtet-ndërtimit. Sigurisht që beteja e tyre për siguruar paqen, ndërtimin e institucioneve shtetërore, zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve nuk ka qenë aspak e lehtë. Por, sfidat e shumta nuk kanë arritur ta ndalin vendosmërinë e tyre për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

    Të gjithë në Kosovë jemi të vetëdijshëm për dhimbjet dhe vuajtjet e përjetuara. Kosova dhe qytetarët e saj janë përballur me terrorin dhe spastrimin etnik të shkaktuar nga Serbia përgjatë rrugëtimit drejt lirisë dhe pavarësisë. Lufta e përgjakshme ka lënë plagë të thella në kujtesën tonë, mirëpo gjithashtu ka krijuar një lidhje dhe bashkim të pathyeshëm tek ne.

    Fillimi i këtij gjykimi shënon një moment jo të lehtë të historisë sonë. Por sado e vështirë të duket kjo sfidë e pamerituar, ne nuk duhet të harrojmë mësimet nga e kaluara e jonë. Përkushtimi dhe besimi ynë për drejtësi nuk guxon të vihet në pikëpyetje nga askush. Në këto kohë të vështira, duhet të jemi të bashkuar në kauzën tonë për të kërkuar drejtësi. Kosova e nëpërkëmbur edhe sot vuan për mungesën e drejtësisë. Mirëpo, ankthi dhe zhgënjimi që ndjemë sot, duhet të kthehet në një motiv për secilin nga ne që të jemi të përkushtuar për të siguruar një gjykim drejtë i cili mundëson vetëm arritjen e së vërtetës. Ne e duam drejtësinë dhe të vërteten, ashtu siç jemi të bindur se çdo përpjekje për të rishkruar historinë tonë të lavdishme, do të dështojë.

    Të dielën, me 2 prill do të jemi fuqishëm të bashkuar në Marshin për Drejtësi dhe për të vërtetën.

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur, Donald Trump është “tepër i shqetësuar” nga përdorimi në rritje i llojeve të ndryshme të armatimeve në luftën gati trevjeçare të...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin. Sipas njoftimit, në...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk” që realizohet nën moderimin e gazetarit Nebih...
    Kronika24 Nëntor 2024
    Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktakuzë. Klan Kosova ka siguruar aktin akuzues...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Turneu i Ndryshimit”, siç e quan Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot mbajtur tubim në Malishevë. Kreu i këtij subjekti politik, Lumir...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëpër banesa kolektive, pasi ka kërkesa të qytetarëve që nga viti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.