×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova aktualisht ka rreth 10 mijë teste për Covid-19

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë aktualisht ka në dispozicion rreth 10 mijë teste për sëmundjen, Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri, ka thënë Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

    Sipas tij, gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të arrijnë edhe 10 mijë teste të tjera, ku rreth 6,500 prej tyre janë donacion nga Katari, derisa pjesa tjetër e testeve do të sigurohet nga kontraktorët e mëparshëm, e që kryesisht janë dërgesa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Anglia.

    “Instituti Kombëtar ka rreth 10 mije teste ne dispozicion, pra mjaftueshëm për të testuar personat me indikacione për testim, kontaktet e rasteve pozitive dhe të dyshuarit e hospitalizuar në Klinikën Infektive’’, tha Hoti.

    Vetëm tre ditët e fundit janë konfirmuar 160 raste të reja me koronavirus, nga 805 persona të testuar.

    Megjithëkëtë, vetë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë javës së kaluar (11 qershor), në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se mungojnë teste në masë të madhe, duke shtuar se kjo ka qenë shqetësuese për të. Po të njëjtën ditë, ministria e Zemajt raportoi se diaspora kosovare i ka dorëzuar Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës 12,000 teste.

    Duke komentuar deklaratat e ministrit të tij, zëdhënësi Hoti deklaroi se Zemaj ka dashur të tërheqë vëmendjen për nevojën që Kosova të ketë sa më shumë teste në dispozicion për të testuar sa më shumë persona.

    Testi PCR [Polymerase Chain Reaction] i cili aktualisht realizohet në Kosovë, përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

    Deri më 14 qershor, në Kosovë janë testuar gjithsej 18,512 persona, kryesisht kontakte të rasteve, dhe prej tyre 1,486 kanë rezultuar pozitivë në Covid-19. Vetëm tre ditët e fundit janë konfirmuar 160 raste të reja me koronavirus, nga 805 persona të testuar.

    Po bëhen çdo ditë teste në bazë të indikacioneve epidemiologjike dhe asnjë qytetar nuk do të mbetet pa u testuar në bazë të simptomave

    Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 33 persona me këtë virus.

    Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), në javën e fundit janë shfaqur raste pozitive edhe në mesin e punonjësve në institucione publike dhe private, agjencione, kompani tregtare dhe biznese private.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë të premten, në një prononcim për media, se situata është alarmante, dhe se nëse nuk respektohen masat, atëherë autoritetet do të detyrohen t’i kthejnë masat kundër Covid-19, të cilat u liruan dy javë më parë.

    Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani ditë më parë ka thënë se ky Institut ka dhe po bën mjaftueshëm teste.

    “Po bëhen çdo ditë teste në bazë të indikacioneve epidemiologjike dhe asnjë qytetar nuk do të mbetet pa u testuar në bazë të simptomave”, tha Ramadani.

    Numri më i lartë i testeve ditore që është bërë në Kosovë ka qenë rreth 400 sosh.

    Shqipëria me numrin më të vogël te testimeve për kokë banori në rajon

    Zëdhënësi, Faik Hoti ndërkohë tha se janë duke e shqyrtuar mundësinë e bërjes së testeve serologjike. Testet serologjike, janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin. Për dallim nga testet që i ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deri tash me strisho, të hundës ose gojës, testi serologjik bëhet përmes mostrave të gjakut.

    Testet e tilla janë të rëndësishme për të përcaktuar shkallën e imunitetit ndaj sëmundjes COVID-19, posaçërisht te personat që nuk kanë shfaqur simptoma.

    “Si ministri po mendojmë që në të ardhmen të bëjmë edhe teste serologjike, por kjo është menduar të bëhet pasi të kalojë situata aktuale me shumë raste’’, tha Hoti.

    Sipas worldometers.info, një uebfaqe që transmeton shifrat e fundit mbi koronavirusin në kohë reale, Shqipëria deri më 14 qershor ka realizuar 6,341 teste për një milion banorë, Serbia 34,665 teste gjithashtu për një milion banorë, Maqedonia e Veriut 20,659, dhe Mali i Zi 20,995 për një milion banorë. Në atë faqe nuk ka të dhëna për Kosovën, por sipas dhënave të fundit nga IKSHP, del që në Kosovë deri me tash janë bërë 10,309 teste për një milion banorë./REL/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.