Punonjësit e sektorit të ceremonive të dasmave sëbashku me vajzat-nuset e reja të cilat kishin programuar dasmën e tyre, kanë protestuar në Romë mbi pasojat që pandemia i ka shkaktuar.
Të veshura me të bardha vajzat nuse kanë protestuar në qendër të Romës, pasi pandemia ka detyruar shtyrjen e festës më të rëndësishme në jetën e tyre.
Gjithashtu dhe mbi protokollet mjaft të rrepta që duhet të aplikohen gjatë ceremonisë së dasmës si ndalimi i shoqërimit për krahu nga babai deri në altar, ndalimi i hedhjes së ritit të orizit dhe shumë të tjera.
Protesta e tyre i bashkohet dhe punonjësve të sektroit të agjencive të organizimit të martesave të cilët protestojnë pranë selisë së Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian për mungesë të ndihmës ekonomike të këtij sektori nga ana e qeverisë.
Ata kërkojnë mbulimin e shpenzimeve për qiratë tregtare, anulimin e pagesës së faturave të konsumit të dritave, ujit, gazit, etj e mbulesë të shpenzimeve të tyre meqë gjatë gjashtëmuajit të parë të vitti 2020 nuk kanë faturuar asgjë nga biznesi i tyre.
Llogaritet se në këtë sektor janë të punësuar rreth 500 mijë punonjës.