“Jemi në prag të një pandemie mbarëkombëtare”, tha drejtori i përgjithshëm i Qendrave koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Jung Eun-Kyeong tha se “rastet e reja po rriten në të 17 rajonet” në mbarë Korenë e Jugut.
397 raste të reja me COVID-19 të raportuara të shtunën vonë, përbëjnë kërcimin më të lartë ditor të rasteve që nga muaji mars.
Ministri i Shëndetësisë Park Neung-hoo tha të shtunën se kufizimet e reja në mbarë vendin, të cilat fillojnë të dielën, pasojnë nëntë ditë rritje tre-shifrore të rasteve me koronavirus.
Në mbarë vendin janë marrë masa për ndalimin e grumbullimeve të mëdha duke mbyllur kisha, klube nate, plazhe si dhe janë ndaluar tifozët të marrin pjesë në ngjarje profesionale sportive.
Jung tha se 841 raste të reja u gjurmuan përsëri në një miting antiqeveritar të mbajtur këtë muaj nga një predikues i krahut të djathtë që drejton Kishën Sarang Jell.
Një grup tjetër rastesh në Korenë e Jugut është gjurmuar në një Starbucks, thonë zyrtarët.