×
  • Lajme
  • Lajme

    Koordinatori për dialogun me Serbinë udhëton për në SHBA

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Koordinatori shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni tha, se udhëton për në SHBA me qëllim të koordinimit të procesit të dialogut me Serbinë.

    Pas dy takimeve që kishte në Bruksel në nivel ekspertësh me koordinatorin e Serbisë në dialog, Marko Gjuriq, koordinatori i Kosovës për bisedimet, Skënder Hyseni udhëton për në SHBA. Sipas Skënder Hysenit, SHBA-ja është përfshirë tërësisht në këtë proces. Bisedimet e Brukselit, për siç thotë ai “elementet e marrëveshjes finale”, Hyseni i cilësoi të vështira.

    Marrëveshja finale me Serbinë, sipas palës kosovare, për synim ka njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Në dy takimet e Brukselit në nivel ekspertësh deri tash është biseduar për të pagjeturit dhe për bashkëpunimin ekonomik. Në takimin e fundit që u mbajt të enjten më datë 30.07, i ngarkuari i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se “ky ishte një hap i rëndësishëm në procesin e arritjes së një marrëveshjeje të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit”. Lajqak shkroi në Twitter se “puna do të vazhdojë në fund të gushtit”.

    Hyseni: Negociojmë elemente të një marrëveshje të përgjithshme

    Koordinatori shtetëror i Kosovës në këto bisedime, Skender Hyseni, tha se gjatë diskutimeve të së enjtes janë trajtuar kapituj të ndryshëm të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, duke theksuar se “nuk do të ketë marrëveshje të posaçme për secilin kapitull, por vetëm një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”.

    Kosovo Außenminister Skender Hyseni (AP)
    “Po negociojmë elemente të një marrëveshje të përgjithshme, e cila në fund do të jetë marrëveshje ligjërisht e obligueshme ndërkombëtarisht dhe që patjetër duhet të rezultojë në normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që nënkupton pashmangshëm njohje reciproke”, u tha Skender Hyseni gazetarëve.

    E nga ana tjetër Marko Guriq që përfaqëson Serbinë në këto takime, tha se “nuk ka bisedime për njohje të pavarësisë së Kosovës”, ku megjithatë tha se bisedat me palën kosovare janë “të vështira”.

    BE: Marrëveshja gati, kur palët të pajtohen për të gjitha çështjet e hapura

    Një zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se bisedimet Kosovë-Serbi, janë një proces i hapur dhe sipas tij, pajtimi për të gjitha çështjet duhet t’i paraprijë një marrëveshjeje përfundimtare. “Marrëveshja do të bëhet dhe do të jetë gati për nënshkrim kur të dyja palët pajtohen për të gjitha çështjet e hapura dhe pajtohen se normalizimi mund të çohet përpara në formë të marrëveshjes së nënshkruar”, tha zëdhënësi Stano.

    Në Kosovë pas emërimit të koordinatorit shtetëror për dialog me Serbinë dhe takimeve të tij në Bruksel kishte debate dhe kundërshtime nga opozita dhe udhëheqës tjerë politik siç thonin “edhe për një dialog teknik Kosovë-Serbi”. Mirëpo, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i hodhi poshtë këto pohime duke theksuar se “objektivat janë të qarta për ta përmbyllur këtë proces dhe jo të vazhdoj si dialog teknik”.

    “Mbi bazën e platformës janë mbajtur diskutime deri më tash duke filluar nga Samiti i Parisit dhe të dy palët jemi ulur dhe kemi dhënë qëndrimet tona dhe kam prezantuar platformën tonë që janë parimet kryesore dhe objektivat tona që i kemi ne në këtë proces. Në këtë proces kemi objektiva të qarta për të përmbyllur e jo për dialog teknik”, tha kryeministri Hoti.

    Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ndërpre në nëntorin e vitit 2018 kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e pati kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës që tashmë është hequr e që kurrë nuk u mbështet as nga faktori ndërkombëtar./DW

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.