Tre fëmijë i lanë vetëm në shtëpi.
E kjo më pas u kushtoi disa familjarëve në Graçanicë.
Ata u desh t`i dërgojnë në spital fëmijët me t`u kthyer në shtëpi, meqë të njëjtit përdorën sasi të madhe të barnave sa ishin vetë.
Policia e Kosovës njofton se fëmijët e moshës 7, 8 dhe 10 vjeç vazhdojnë të jenë në përkujdesje mjekësore në Spital.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.