×
  • Lajme
  • Lajme

    Konstituohet Grupi i Deputetëve të Gjelbër, Osmani premton adresim të sfidave mjedisore në Kuvend

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot u konstituua Grupi i Deputetëve të Gjelbër i Legjislaturës së VII.

    Sipas Grupit me përfaqësim gjithpërfshirës politik, avancimi i politikave të gjelbra në vend, përveç se ndikon pozitivisht në mbrojtje të mjedisit, ka ndikim të drejtpërdrejt edhe në përmirësimin e shëndetit publik, posaçërisht në kohën e përballjes me pandeminë Covid-19, njofton Front Online.

    Kryetarja Osmani i falënderoi deputetët për angazhimin në avancimin e agjendës së gjelbër si dhe përkushtimin për ta promovuar dhe zbatuar atë.

    “Jemi dëshmitarë që tashmë politikat e gjelbra janë në qendër të tërë konceptit të zhvillimit ekonomik dhe kjo është dëshmuar qartë me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. Andaj, është koha që Kuvendi i Kosovës të ketë qasjë proaktive në adresimin e sfidave mjedisore dhe promovimin e agjendës së gjelbër, ngaqë kjo ndikon drejtpërdrejt në mbrotjen e shëndetit tonë por edhe rezulton në mundësi të pafundme ekonomike të paeksploruara deri me tani”, ka theksuar zonja Osmani.

    Deputetët anëtarë të Grupit të Gjelbër konfirmuan dedikimin e tyre për një aktivizëm të mirëfilltë të këtij grupi, duke u angazhuar në zbatimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës mbi gjendjen alarmante të cilësisë së ajrit të vitit 2018.

    Ata, gjithashtu u zotuan për t’u angazhuar në nisma vetëdijësuese, rishikim dhe monitorim të zbatimit të legjislacionit mjedisor, por edhe në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, sidomos në sferën e bashkëpunimit me shoqërinë civile, nivelin lokal dhe komunitetin e biznesit./FRONT ONLINE

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.