×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kongresi amerikan debaton për reformën në polici

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Reformat në polici do të jenë sot në qendër të vemendjes së Kongresit amerikan.

    Republikanët e Senatit, ku ata kanë shumicën, do të paraqesin planet për trajtimin e pabarazive racore në zbatimin e ligjit ndërsa demokratët që kanë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve do të dalin me propozimet e tyre për reforma edhe më të mëdha, raporton VOA.

    Më shumë se tre javë pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd në arrest policor, që u bë shkak për protesta në mbarë vendin, senatori Tim Scott, republikani i vetëm afrikano-amerikan në Senat, pritet të propozojë një projektligj që dekurajon përdorimin e teknikave policore të shtrëngimit të qafës, kërkon nga departamentet e policisë të japin më shumë informacion mbi përdorimin e forcës dhe urdhrat e gjykatës për të hyrë pa trokitur në shtëpitë e personave të dyshuar.

    Projektligji po ashtu inkurajon përdorimin e kamerave trupore dhe trainim më të mirë të policisë.

    Demokratët ndërkaq kanë në plan të paraqesin një projekt-ligj në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin, që ndalon shtrëngimin e qafës, vendos standarde më të rrepta për përdorimin e forcës vdekjeprurëse dhe ua bën më të lehtë viktimave dhe familjeve të tyre të padisin policinë.

    Dje, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për reformat në polici.

    Ai tha se kjo do të inkurajojë departamentet e policisë “të miratojnë standardet më të larta profesionale për t’u shërbyer komuniteteve të tyre”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.