×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Konfiskohen 38 kilogramë heroinë në portin e Durrësit, arrestohet një person

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    38 kilogramë heroinë janë kapur gjatë një kontrolli në portin e Durrësit.

    Specialistët për hetimin e trafikut të drogës kontrolluan imtësisht vijën e dytë, në kamionin që e drejtonte Dhimitër Zykaj, 49 vjeç, dhe si rezultat i kontrollit, poshtë ulësve u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilave ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

    Në foto heroina është e mbështjellë, e grumbulluar dhe shënuar me kryqe të ngjyrave të kuqe, të zezë dhe kafe, raportin Abc News përcjell Klan Kosova.

    Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet momenti i arrestimit të 49 vjeçarit dhe bllokimi i kamionit që transportonte drogën.

    Droga e llojit heroine u sekuestrua ndërsa 49-vjeçari u arrestua nën akuzën trafikut të narkotikëve në bashkëpunim.

    Njoftimi i plotë:

    “Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

    Policia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drogave të forta.

    Parandalimi, identifikimi dhe goditja, si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit mes Policisë Kufitare dhe Seksionit Kundër Narkotikëve në DVP Durrës.

    Vihet në pranga 49-vjeçari që po transportonte me kamion lëndën narkotike.

    Sekuestrohen 68 pako me lëndë narkotike heroinë.

    Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, parandaluan dhe goditën një tjetër tentativë për trafikim të drogave të forta.

    Si rezultat u vu në pranga shtetasi Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

    Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që e drejtonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike heroinë me peshë totale rreth 38 kg.

    Materialet në ngarkim të shtetasit Dh. Z. iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim“.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.