×
  • Auto
  • Auto

    Koncepti sportiv i elektrizuar i Lexus

    FrontOnline
    16 Shkurt 2022

    Mediat japoneze kanë shkruar më parë se Lexus është duke punuar për një pasardhës të modelit sportiv LFA, i cili duhet të shfaqet në vitet e ardhshme. Si konfirmim i këtyre thashethemeve, në dhjetor ka mbërritur edhe promovimi i makinës elektrike të Lexus me emrin Electrified Sport, e cila në media shpallet edhe si pasardhësi shpirtëror i Lexus LFA.

    Megjithatë, ndryshe nga modeli i vjetër LFA i cili kishte një motor V10 atmosferik 4.8 litra me 560 kuaj fuqi, ky Lexus Electrified Sport Concept ka një motor plotësisht elektrik (detajet nuk bëhen të ditura). Gjithsesi, Lexus tani ka publikuar një set të ri fotosh dhe videosh të kësaj makine.

    Me përmasat e guximshme dhe lartësinë e ulët që kërkohet për një makinë sportive me performancë të lartë, koncepti Lexus Electrified Sport simbolizon të ardhmen e markës luksoze duke ringjallur frymën e Lexus LFA legjendar.

    Për momentin, dihet vetëm se Lex me konceptin sportiv të elektrizuar përshpejton nga 0 në 100 km/h në pak më shumë se dy sekonda dhe ka një distancë prej rreth 700 km me një të mbushur të baterisë. Përveç kësaj, makina do të ketë gjithashtu panele trupore me fibër karboni, një kapuç të gjatë dhe një brendshme për dy persona.

    Përndryshe, Lexus do të ofrojë makina elektrike në të gjitha segmentet deri në vitin 2030, deri atëherë do të shesë makina elektrike vetëm në Kinë, Evropë dhe Amerikën e Veriut, dhe në vitin 2035 do të ndalojë plotësisht shitjen e makinave me motorë SUS./FrontOnline/

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Auto17 Maj 2024
    Një vit më parë Kia njoftoi planet për të prezantuar dy kamionë elektrikë deri në vitin 2027. E me sa duket njëri...
    Auto17 Maj 2024
    Shkencëtarët duket se kanë gjetur një lidhje midis shkarkimit të automjeteve dhe rritjes së incidencës së astmës. Kjo u konkludua nga një...
    Auto16 Maj 2024
    Rolls-Royce ka përditësuar SUV-in e saj më të shitur Cullinan, gjashtë vjet pas lansimit. Dhe siç bëhet e ditur, ai vjen me...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Një numër i madh i infermierëve kanë kërkuar licencën e plastifikuar si kusht për t'u punësuar jashtë vendit, kryesisht në Gjermani. Nga...
    Lajme19 Maj 2024
    Ekonomisti Imer Raçi thotë për “Front Online” se liberalizimi i vizave ka ndikuar në humbje të punëtorëve profesionistë si doktorë, mjekë apo...
    Lajme19 Maj 2024
    Kroacia vazhdon të tregoj mbështetjen e saj në forcimin e sigurisë në Kosovë. Si rezultat i kësaj, nesër do të dërgojë kontingjentin...
    Lajme19 Maj 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e vetmja pikë në rendin e ditës ishte shkarkimi i...
    Vip19 Maj 2024
    Zayn Malik e ka mbajtur koncertin e tij të parë të premte e kësaj jave që prej kur është larguar nga grupi...
    Sport19 Maj 2024
    Me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të Playoff-it të Prince Caffe Superligës së Kosovës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.