×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Komuna e Prishtinës rekomandon kompaninë 730 mijë € më të shtrenjtë në tender

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, e ka rekomanduar për nënshkrim të kontratës kompaninë “Rojet e Nderit”, e cila është për 730 mijë euro më e shtrenjtë se operatorët tjerë ekonomik në tenderin për “Sigurimin e Objekteve të Komunës së Prishtinës”, raporton portali “Front Online”.

    Për këtë proces prokurimi, paraprakisht komuna e Prishtinës dy herë radhazi për kontratë e kishte rekomanduar konsurciumin “Comando &Gfs & Aulona Pol 1”, e ku çmimi i ofruar nga ky konsorcium ishte 2,729,376, por pas ankesave të Operatoreve Ekonomik tjerë që kanë qenë në garë bërë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, Operatori Ekonomik “Comando &Gfs & Aulona Pol 1” është cilësuar si i papërgjegjshëm.

    Në bazë të dokumenteve të siguruar nga “Front Online” shihet se në një vendim  të OSHP-së, vendimi i komunës së Prishtinës për ta eliminuar nga gara tashme Operatorin Ekonomik “Rojet e Nderit” është cilësuar si i drejtë, pasi që oferta e kompanisë në fjalë është dukshëm më e lartë se sa vlera e mjeteve që ka paraparë në këtë rast Autoriteti Kontraktues.

    Portali “Front Online” për këtë çështje i ka dërguar pyetje Organit Shqyrtues të Prokurimit, por as pas disa ditësh pritje nga ta nuk ka marrë përgjigje.

    Po ashtu, përgjigje për këtë nuk ka kthyer as komuna e Prishtinës. E në anën tjetër kompanitë tjera që kane qenë në garë, ankohen për padrejtësi.

    “Besa Security”: Jemi më të lirë  për mbi 546 mijë €

    Jetmir Uka nga kompaniaBesa Security thotë për “Front Online” se Besa Security” është kompani lider sa i përket ofrimit te shërbimeve të sigurimit në Republikën e Kosovës, duke sjellë të rejat dhe inovacionet me te fundit ne tregun kosovar. Por, sipas tij, jo çdo here, kompania e tyre arrin qe këto inovacione t’i aplikoj te Autoritetet Kontraktuese publike, duke u kufizuar ne ofrimin e shërbimeve vetëm për klientët privat. Sipas tij, në  rastin e komunës së Prishtinës po dëmtohet shumë rendë kompania që ai përfaqëson, por mbi të gjitha  siç thotë ai dëmtohen edhe qytetaret e Komunës së Prishtinës, pasi që bëhet fjalë për buxhetin komunal dhe shpenzimin e tij.

     


    Krejt kjo është duke ndodhur, pasi që është duke u tejkaluar vlera e parapare për ketë projekt, siç edhe dihet vlera e këtij projekti ka qene e parashikuar te jete 2,100,000.00€ e cila vlere ligjërisht mund te shtohet edhe për 30%, e qe e arrin vlerën maksimale në shumen prej 2,730,000.00€. Ne ketë rast është shpallur fituese nga Autoriteti Kontraktues një Operator Ekonomik me oferte prej 3,107,462.40€, vlere kjo qe e tejkalon vlerën e parashikuar te këtij projekti për 377,462.40€, apo thëne me qarte Autoriteti Kontraktues ka shpallur fituese një Operator Ekonomik me çmim me te larte se oferta jone për 546,048.40€, edhe pse kompania jone ka qene e përgjegjshme sipas te gjitha kritereve te përcaktuara nga Autoriteti Kontraktues ne dosje te tenderit” ka thënë ai për “Front Online”.

    Uka: Ne i respektojmë vendimet

    Ndërkaq i përket vendimit të OSHP-së  Uka tha se kompania që ai përfaqëson i respekton vendimet e nxjerra nga OSHP-ja. “Sa u përket vendimeve te nxjerra nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ne i respektojmë ato dhe u përmbahemi, ndërsa nuk i kontestojmë.  Sa i përket Autoritetit Kontraktues ne fjale, shihet qarte se ne ketë aktivitet nuk ka bere respektimin e një varg neneve nga Ligji Nr. 04/L-042 PER PROKURIMIN PUBLIK TE REPUBLIKES SE KOSOVES, pasi qe ky ligj, konkretisht Neni 6 e thotë qarte se, citoj: ‘Te gjitha Autoritetet Kontraktuese, janë të obliguara qe te sigurojnë që fondet publike dhe burimet publike te përdoren ne mënyrën me ekonomike, njëkohësisht duke marre ne konsiderate qëllimin dhe lenden e prokurimit”, e qe fatkeqësisht ne ketë aktivitet nuk janë përdorur ne një mënyre të tillë” ka thënë ai.

    Shkurti: Dikush po tenton të manipuloj

    Edhe Besim Shkurti, nga konsorciumit “Comando &Gfs & Aulona Pol 1” thotë se është e vërtet që kompania që përfaqëson ai në bazë të vlerësimeve të komisionit nga Komuna e Prishtinës është rekomanduar për kontratë dy (2) here radhazi dhe atë me datë 10.10.2019 për herë të parë, dhe me datë 21.01.2020 për herë të dytë. “Pas disa ankesave të paraqitura nga palët e pakënaqura me datë 11.03.2020 OSHP-ja lëshon një vendim me nr.82-83-92/20 ku i merr si të bazuara pjesërisht ankesat dhe lënda përsëri kthehet në Rivlersim. Në këtë vendim sipas nesh nuk është e qarte shpallja e kompanisë sonë si e papërgjegjshme, mirëpo dyshimi ynë se është bërë manipulimi i vlerave nga eksperti shqyrtues, ka dhënë rezultat që Paneli Shqyrtues të mendoj ashtu dhe të merr këtë vendim, edhe pse ne tek Komuna e Prishtinës kemi dërguar të gjitha informatat si ato transaksionet bankare të grupit të operatorëve se gjatë tri viteve të fundit nga data e publikimit të njoftimit për kontratë e plotësojmë kërkesën e tyre lidhur me punën e shërbimeve të realizuara.

    Ai më tutje tregon se në vendimin nr.735-744-757/19 të OSHP-së të datës 09.12.2019, Paneli Shqyrtues konform ekspertit shqyrtues konstaton se tani operatori i rekomanduar për kontratë ishte eliminuar nga Komuna e Prishtinës dhe konstatohet se AK ka vepruar në pajtim me Ligjin e Prokurimit Publik kur e ka eliminuar OE në fjalë për shkak të tejkalimit të buxhetit në masë substanciale mbi 700,000€ nga vlera e parashikuar për këtë aktivitet të prokurimit, kurse Komuna e Prishtinës të njëjtin OE që e ka eliminuar më parë bazuar edhe në vendimin e OSHP-së të njëjtin e rekomandon për kontratë si Ofertues të vetëm të përgjegjshëm duke publikuar njoftimin me datë 13.05.2020, andaj kjo është shkelje e rëndë.

    Më tutje Shkurti nga konsorciumit në fjalë po mendon se dikush po tenton të manipuloj ketë proces milionësh prokurimit.

    “Vetë vlera e këtij tenderi nënkupton se dikush po tenton të manipuloj në forma të ndryshme. OE i cili është eliminuar nga e njëjta procedurë disa here radhazi, tani shpërblehet me kontratë edhe atë si operator i vetëm i përgjegjshëm, kjo është e pakuptimtë për ne si pjesëmarrës në këtë tender. Buxheti i Komunës së Prishtinës se sa dëmtohet këtu shihet qartazi, për të njëjtat shërbime fituesi i tanishëm ka dallim prej ofertës sonë në shumën prej 378,086.40€” ka thënë ai për “Front Online”

     Internat Security Assocation & Nazeri 2000       2,379,456  euro

    Besa Security                                                                     2,561,414 euro

    Security Code                                                                    2,676,585 euro

    Comando &Gfs & Aulona Pol 1                                   2,729,376 euro

    Rojet e Nderit                                                                   3,107,462 euro

    / Front Online /     

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.