Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Arsim dhe Edukim, ka njoftuar se ka shpall konkurs për ndarjen e 200 bursave për studentë të Komunës së Malishevës, për vitin akademik 2020.
Konkursi është bërë publik me datë 6 korrik dhe është i hapur për aplikim deri më 21 korrik, dhe me këtë rast ftohen të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret, të aplikojnë për të qenë përfitues të bursës komunale.
“Komuna e Malishevës, në vazhdimësi, për çdo vit ndanë bursa për studentë të cilët studiojnë në universitet publike, brenda Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, bursat që do të ndahen këtë vit, kanë vlerë prej 50 euro për muaj dhe bursë do të jepet për gjashtë muaj, që i bie se 200 studentë, do të përfitojnë nga 300 euro.
“Të gjithë studentët që duan të aplikojnë për bursë, aplikacionin mund ta marrin në zyrën e pritjes në objektin e ri të Komunës së Malishevës, deri më 21 korrik 2020”.